Klan NewsKlan NewsKlan PlusKlan PlusKlan RadioKlan RadioKlan MusicKlan MusicKlani ImKlani Im

Igli Tare

igli tare

Igli Tare gjithmonë e më larg Milanit

Te Milani vazhdon puna për të ardhmen, ndërsa në klub ka qetësi pas fitores së fundit ndaj Leçes në Serie A. Tani drejtuesit e kanë rikthyer vëmendjen tek emri për drejtorin sportiv, pasi synohet që te “Djalli” të nisë një cikël i ri në fund të këtij sezoni. Duket se kjo çështje do të vazhdojë...

Mars 11, 2025
Markus Krosche dhe Igli Tare

Shtohet konkurrenca për Igli Taren

Milan shton konkurencën për Igli Taren. Sipas asaj që raportohet nga mediat italiane, ish-sulmuesi shqiptar jo vetëm nuk është emri i vetëm në listën e dëshirave, por në këto momente ka edhe të tjerë pretendent. Duke iu referuar këtyre burimeve, CEO i kuqezinjve, Giorgio Furlani do të zhvillojë bisedime edhe me të tjerë kandidat për...

Mars 9, 2025
Igli Tare, afrimet te Lazio

Është pranë Milanit, disa nga lëvizjet fitimprurëse të Igli Tares te Lazio

Igli Tare duket favoriti për tu emëruar drejtor sportiv te Milani. Shqiptari ka bindur pronarët dhe drejtuesit e kuqezinjve, për t’i besuar atij revolucionin në verë. Tare e njeh mirë Serinë A, pasi punoi për 15 vite si drejtor sportiv te Lazio. Ai njihet për intuitën, shpesh duke blerë lojtarë me çmime të ulëta dhe...

Mars 4, 2025
Igli Tare

Igli Tare takohet me pronarin e Milanit, favorit për rolin e drejtorit sportiv

Igli Tare duket favorit për tu emëruar drejtor sportiv te Milani, të paktën sipas asaj që raportohet nga Italia. Gianluca Di Marzio ka zbuluar se të Premten e kaluar, Tare kishte një takim në Londër me pronarin e Milanit, Gerry Cardinale dhe Zlatan Ibrahimovic. Shqiptari duket se ka bindur drejtuesit dhe shihet si favorit për...

Mars 3, 2025

Milan mendon për Igli Taren

Igli Tare është shumë pranë rikthimit në Serie A. Milani është në kërkim të një drejtori të ri sportiv! Dhe gjasat janë të mëdha që 51-vjeçarit t’i besohet një pozicion delikat te “Djalli”. Nisur nga ecuria aspak e mirë e këtij sezoni, drejtuesit kanë arritur në përfundimin se duhet një njeri me eksperiencë për të...

Mars 2, 2025
Igli Tare

Revolucion në verë, Igli Tare në listën e Milanit

Te Milani po përgatiten për një revolucion në merkaton e verës. Rezultatet e këtij sezoni, nuk kanë lënë shije të mirë te drejtuesit. Investimet e bëra me afrime të rëndësishme, nuk janë reflektuar në fushë dhe për këtë arsye priten ndryshime të shumta në verë. Qëllimi i parë është zgjedhja e një drejtori sportiv. Emrat...

Shkurt 26, 2025

Euro 2024 | Parashikimi i Igli Tares: Shqipëria fiton 2-1 ndaj Spanjës

Igli Tare, beson të fitorja e Shqipërisë ndaj Spanjës. Në një intervistë për Tv Klan, ish-sulmuesi parashikoi një triumf të kuqezinjve me rezultatin 2-1. Sipas tij, Shqipëria ka lojtarë që duan të luajnë si të barabartë edhe me ekipet e mëdha. Tare theksoi se Kombëtarja shqiptare duhet të synojë thellësinë ndaj iberikëve. “A ka kthim...

Qershor 24, 2024

“Për çdo gol që bëja i iknin 100 qime”, historia e aspirinës mes Igli Tares dhe Alban Bushit do ju shkrijë së qeshuri (Video)

E kujt ia merrte mendja se një ballafaqim Igli Tare-Alban Bushi mund të na krijonte kaq të qeshura. Dy ish-sulmuesit e kombëtares ishin të ftuar në emisionin “Kampionët” në Tv Klan me Taren në lidhje live e Bushin në studio. Por ajo që ndoshta nuk e dinë shumë tifozë, është një rivalitet i bukur mes...

Qershor 21, 2024

Sfida me Spanjën, Tare: Duhet shpirt luftarak, Shqipëria të mos bëjë si në ndeshjen me Italinë

Në emisionin “Kampionët” në Tv Klan ishte i ftuar në një lidhje live këtë të enjte ish-sulmuesi i kombëtares, Igli Tare. Duke komentuar sfidën Spanjë-Itali, ai u shpreh se u kënaq me fitoren e “Iberikëve”, por duke menduar cilësitë e tyre dhe përballjen me Shqipërinë, tha se ne duhet të jemi shumë pozitivë. “Shpresoj që...

Qershor 20, 2024

Igli Tare: Më vjen të qaj, doja të isha në fushë për Itali-Shqipëri

Ish-futbollisti i Kombëtares, Igli Tare, foli për emisionin “Euro Zone” në Tv Klan, në prag të ndeshjes mes Shqipërisë dhe Italisë. Tare deklaroi se i vjen për të qarë, kur shikon atmosferën, ndërsa theksoi se dëshiron të ishte në fushë për këtë përballje. “Më vjen të qaj, doja të isha edhe unë në fushë. Është...

Qershor 15, 2024