Kosove

  • Kosova kërkon ndihmën e SHBA për marrëveshjen

    I dobishëm është konsideruar takimi i Berlinit nga Prishtina zyrtare. Në takimin e ftuar nga kryeparlamentari Veseli, Thaçi e Haradinaj e kanë njoftuar atë dhe ekipin negociator në detaje rreth diskutimeve në këtë samit. Pas takimit kryeparlamentari Veseli kërkoi nga Shtetet e Bashkuara të përfshihen më shumë rreth marrëveshjes finale...
  • Takim i përbashkët mes krerëve të shtetit të Kosovës

    Krerët e shtetit të Kosovës do të takohet ditën e sotme në zyrën e kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli. Në këtë takim do të jenë Presidenti Hashim Thaçi, Kryeministri Ramush Haradinaj dhe anëtarët e ekipit negociator me Serbinë, Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti. Takimi mes tyre në zyrën e...
  • Qeveria do heqë dorë nga “Kosova e Re” nëse çmimi i energjisë rritet 

    Disa organizata joqeveritare në Kosovë në vazhdimësi kanë ngritur shqetësimet se ndërtimi i termocentralit “Kosova e Re” do të ndikojë në rritjen e çmimit të energjisë elektrike. Sipas tyre, nëse jetësohet ky projekt, faturat e energjisë për konsumatorë do të rriten për 92 për qind. Sipas një analize të...
  • Haradinaj: Kosovë, urime liberalizimi i vizave

    Kryeministri kosovar Ramush Haradinaj, ka thënë sot se Gjermania është pro që të liberalizohen vizat për Kosovën. Ai ka thënë se e ka marrë në Berlin gjatë samitit konfirmimin e ministrit të Brendshëm gjerman, Horst Seehofer, për këtë proces. “Seehofer na ka pritur në oborr dhe rrugës për në...
  • 20 vjet nga masakra e Studimes së Vushtrrisë

    Kanë kaluar dy dekada që nga koha kur në Studime të Vushtrrisë forcat kriminele serbe vranë 116 shqiptarë të pafajshëm. Këta të fundit u nxorën nga kolona e qindra njerëzve që kishin marrë rrugë për Shqipëri. Nga dëshmitarët mësohet se 116 civilët u pushkatuan brenda dy orëve. Familjarë dhe...
  • Thaçi: Kosova e izoluar nga shtetet e BE

    “Ndonëse Serbia ka sjellje armiqësore dhe antievropiane nuk është penguar fare në rrugën e saj drejt integrimit evropian” ka thënë presidenti i Kosovës Hashim Thaçi. Ndërsa Kosova po mbetet e izoluar për shkak të bllokadave të cilat sipas tij po i bëhen nga 5 vendet e BE-së që nuk...
  • Daçiç: Samiti i Berlinit ka sukses vetëm nëse Prishtina e heq taksën

    Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç deklaroi se nuk duhet të pritet që samiti i Berlinit të ketë karakter historik për dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit. Megjithatë, sipas tij, Samiti mund të jetë i mirë vetëm nëse Prishtina detyrohet të heqë tarifën ndaj mallrave serbe dhe të Bosnjës....
  • Akuzohen për terrorizëm, dalin para gjykatës 31 gratë

    I ishte thënë nga bashkëshorti  se po udhëtojnë në pushime dhe kanë përfunduar në Siri. Njëra nga të kthyerat nga Siria ka shpjeguar para gjykatës se është mashtruar nga bashkëshorti  i saj tashmë i vrarë në Siri.  Ajo bashkë me djalin u rikthye në Kosovë para disa ditësh ndërsa...
  • Mohimi i masakrës së Reçakut

    Vetëm 3 kilometra larg qytezës së Shtimes gjendet fshati Reçak. Masakra që ka ndodhur në këtë fshat në vitin 1999 pati bërë jehonë në gjithë mediat botërore. Ramë Shabani, një nga të mbijetuarit e kësaj masakre, rrëfen se si ndodhi e gjithë ngjarja. Forcat serbe më 15 Prill fillimisht...
  • Kthehen 110 kosovarë nga Siria

    Me ndihmën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, janë kthyer mbrëmë në Kosovë 110 shtetas të Kosovës të cilët ishin në zonat e konfliktit në Siri. Rreth orës 03:00 të mëngjesit familjarët e shtetasve kosovarë pjesëmarrës në ISIS janë sjellë në qendrën për të huajt në Vranidoll. Prej 110...
  • Ambasada amerikane në Kosovë përshëndet kthimin e kosovarëve nga Siria

    Ambasada e Shteteve të Bashkura në Prishtinë ka përshëndetur kthimin e qytetarëve të Kosovës nga zonat e konfliktit në Siri, duke konsideruar se Kosova me këtë hap ka treguar shembull të rëndësishëm në botë. Me këtë deklaratë, ambasada u është referuar kthimit të 110 kosovarëve të orët e para...
  • Çfarë presin Kosova dhe Serbia nga takimi i Berlinit

    Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk presin që në takimin e Berlinit me 29 Prill të ketë ndonjë marrëveshje finale Kosovë-Serbi. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nuk pret që në takimin e Berlinit për Ballkanin Perëndimor, që mbahet me datën 29 të  këtij...
  • Reagime në Serbi për takimin me Kosovën në Berlin

    Franca dhe Gjermania shihen si mundësi për të qenë lokomotiva e zgjidhjes së problemeve në Ballkan. Ftesa nga Berlini ka nxitur reagime në Serbi pasi Kosova ende nuk i ka hequr taksën për mallrat serbe, e që konsiderohet kusht për vazhdimin e dialogut. Presidenti serb u kritikua pjesërisht për...
  • Kush do të negociojë në emër të Kosovës me Serbinë?

    Ndonëse dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit ka mbetur i ngrirë që nga Nëntori i vitit të kaluar, kur Qeveria e Kosovës vendosi taksën doganore 100 për qind ndaj importeve nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina, institucionet e Kosovës nuk kanë pushuar punën në kuadër të përgatitjeve për fazën finale...
  • Prokuroria Speciale nis hetime ndaj ish-ministrit Teodosijeviç

    Zyra e Prokurorit të Shtetit në Kosovë i kërkoi Zyrës së Prokurorisë Speciale të Kosovës që të hapë rastin për hetimin e ish-ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, Ivan Teodosijeviç, i cili, ditë më parë, u shkarkua nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, për shkak të, siç u tha,...
  • Prishtina rrit sigurinë e aeroportit

    355 kamera janë të vendosura në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës për të vëzhguar situatën e sigurisë. Në Qendrën për Menaxhimin e Kufijve thonë se aeroporti është në mbikqyrje vazhdimisht gjatë 24 orëve, por kanë kërkuar avancimin e sistemit të monitorimit. Këtë kërkesë ia kanë bërë zv/Kryeministrit Fatmir Limaj gjatë...
  • Thaçi e Vuçiç do të takohen në Berlin

    Presidentët e Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiç do të takohen më 29 Prill në Berlin. Takimi i tyre do të zhvillohet në kuadër të samitit të krerëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor, i organizuar nga Gjermania dhe Franca. Kreu i shtetit serb konfirmoi pjesëmarrjen në këtë...
  • Veriu në zgjedhje, Lista Serbe për dakordim në Beograd

    Në katër komunat e veriut të Kosovës të banuara me shumicë serbe: Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviç dhe Zveçan më 19 Maj do të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha se ka filluar menjëherë përgatitjet për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme. Katër kryetarët e këtyre...
  • Taksa, Serbia mund të padisë Kosovën në Arbitrazh

    Qeveria e Serbisë ka paralajmëruar mundësinë që Kosovën ta dërgojë në Arbitrazh për shkak se, sipas saj, me vënien e taksës prej 100 për qind për mallrat e importuara nga Serbia, Kosova ka shkelur Marrëveshjen e Evropës Qendrore për Tregti të Lirë, e njohur si CEFTA. Por, në anën...
  • Kosova dhe Turqia me marrëveshje bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes

    Ministrat e Mbrojtjes të Kosovës dhe Turqisë nënshkruan në Prishtinë një marrëveshje bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes. Sipas një njoftimi të Ministrisë së Mbrojtjes të Kosovës, marrëveshja parasheh bashkëpunimin midis dy institucioneve në fushat e interesit të përbashkët. Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Rrustem Berisha, dhe ai i Turqisë,...
Emisione