Klan NewsKlan NewsKlan PlusKlan PlusKlan RadioKlan RadioKlan MusicKlan MusicKlani ImKlani Im

Kualifikueset E Boterorit 2026

Mario Mitaj kthehet në Maj, i gatshëm për ndeshjet me Serbinë dhe Letoninë

Mario Mitaj pritet të arrijë formën e përshtatshme fizike për të luajtur brenda muajit maj sipas mediave arabe.

Prill 1, 2025
Shqipëria

Shqipëria favorite ndaj Andorrës

Shqipëria niset favorite kundër Andorrës. Pavarësisht humbjes ndaj Anglisë, kuqezinjtë e Sylvinhos janë gati për të koleksionuar pikët e para në grupin kualifikues të Kupës së Botës 2026.   Në fakt, dy Kombëtaret janë takuar shumë shpesh vitet e fundit, duke luajtur katër herë me njëri-tjetrin nga Marsi 2019 deri në ditët e sotme. Shqipëria...

Mars 23, 2025

“I mbyturi të mbyt”, Xhihani u druhet ndeshjeve me Andorrën e Letoninë

Ndodhemi vetëm një ditë larg ndeshjes Shqipëri-Angli që do të luhet në Wembley duke synuar kualifikimin për në Botëror. Megjithëse nuk do të jetë e lehtë, Alban Xhihani mendon se ka diçka më të  rëndësishme sesa fitorja e kësaj ndeshjeje. Në programin “Aldo Morning Show” në Tv Klan, gazetari sportiv shprehet se fokusi i vërtetë...

Mars 20, 2025

Ndeshja Shqipëri-Angli, Alban Xhihani ‘parashikon’ formacionin e kuqezinjve

Na ndan vetëm një ditë nga ndeshja e Kombëtares me Anglinë në betejën e parë në fushën e blertë për kualifikueset e Botërorit 2026. Ekipi kuqezi do të gjendet përpara “Tre Luanëve” që gjithnjë renditen favoritë dhe nuk parashikohet një përballje e lehtë në Wembley. Alban Xhihani e përforcon këtë mendim duke renditur në programin “Aldo Morning...

Mars 20, 2025

Anglia publikon listën

Trajneri i Anglisë, Thomas Tuchel publikoi të premten listën për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës 2026 kundër Shqipërisë dhe Letonisë. Tuchel në debutimin e tij në stolin e përfaqësueses angleze ka ftuar 26 lojtarë ku nuk mungojnë edhe risitë dhe të rikthyerit. Për herë të parë është grumbulluar mbrojtësi 32-vjeçar i Newcastle, Dan Burn...

Mars 14, 2025
Sylvinho me lojtarët

Sfidat kualifikuese të Botërorit 2026

Trajneri Sylvinho dhe stafi i tij kanë nisur për të vendosur edhe piketat e fundit mbi futbollistët që do të jenë prezent në grumbullimin e muajit Mars. Dy sfidat ndaj Anglisë dhe Andorrës janë tepër vendimtare për fatin e kuqezinjve në kualifikueset e Botërorit 2026. Mision që nis të premten e 21 Marsit kundër “Tre...

Mars 10, 2025
Berat Gjimshiti

Berat Gjimshiti në formacionin ideal

Berat Gjimshiti gjithnjë e më shumë protagonist në Serie A. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare ishte tepër vendimtar për Atalantën duke qënë garanci në prapavijë dhe dhënë një prej asisteve në fitoren spektakolare 5-0 kundër Empolit. Performancë që i ka mjaftuar për tu përfshirë në formacionin ideal të javës së 26-të në Serie A. Gjimshiti u...

Shkurt 25, 2025
Silvinjo

Sylvinho: Të gjitha ndeshjet, të vështira për ne

Në programin e Klan News, dedikuar shortit të kualifikueseve të Botërorit, trajneri Sylvinho i konsideroi të gjitha ndeshjet të vështira. Braziliani tha se për të realizuar objektivin e kualifikimit në finalet e kupës së botës, ndeshjet duhen konsideruar si finale. “Për ne do të jetë finale çdo garë. Ne kemi objektiv të ecim përpara. Duhet...

Dhjetor 13, 2024
Shqiperia shorti per kualifikueset e Boterorit 2026

Angli-Serbi-Letoni-Andorra, Shqipëria njeh kundërshtarët për Botërorin 2026

Angli, Serbi, Letoni dhe Andorra. Këto janë skuadrat kundërshtare të Shqipërisë për kualifikueset e Botërorit 2026. Shorti i hedhur në Zyrih nga FIFA për kombëtaret e kontinentit europian, dhe i transmetuar ekskluzivisht në Klan News, e vendosi Shqipërinë në grupin K me 5 skuadra gjithsej. Të parat kombëtare të shortuara ishin Anglia dhe Serbia si...

Dhjetor 13, 2024