Klan NewsKlan NewsKlan PlusKlan PlusKlan RadioKlan RadioKlan MusicKlan MusicKlani ImKlani Im

Lindja E Mesme

Irani do të ulet në bisedime me SHBA

Irani i ka cilësuar bisedimet bërthamore të nivelit të lartë me Shtetet e Bashkuara të cilat do të mbahen të shtunën “një shans të vërtetë”. Trump bëri një njoftim të befasishëm të hënën se Uashingtoni dhe Teherani do të fillonin negociatat në Oman, që ka ndërmjetësuar më parë midis Perëndimit dhe Republikës Islamike. Bisedimet e...

Prill 11, 2025

Dilema e Trumpit për programin bërthamor të Iranit: Ta verifikojë apo ta shkatërrojë?

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i habiti gati të gjithë kur njoftoi në Zyrën Ovale, gjatë një takimi me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu se bisedime të drejtpërdrejta të nivelit të lartë për programin bërthamor të Iranit, janë caktuar për 12 prill në Oman. Nuk është e qartë nëse Irani donte ta mbante të...

Prill 11, 2025
Keir Starmer

“Të bashkuar mund të luftojmë emigracionin e paligjshëm”

Kryeministri britanik Keir Starmer u ka bërë thirrje kombeve të grumbullojnë burime për të trajtuar problemin e emigrimit të paligjshëm nga Afrika e Veriut dhe Lindja e Mesme. Starmer foli në një takim ku morën pjesë më shumë se 40 vende dhe organizatave, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara, Francën dhe Vietnamin, me qëllim koordinimin e...

Mars 31, 2025
Udhëheqësi suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei dhe presidenti i SHBA-ve Donald Trump

Irani i përgjigjet Trump, Ali Khamenei: Grupi Houthi vepron për motivet e veta

Udhëheqësi suprem i Iranit Ayatollah Ali Khamenei i është kundërpërgjigjur Presidentit amerikan Donald Trump se Teherani nuk ka nevojë për përfaqësues në Lindjen e Mesme dhe se Houthi-t e Jemenit, veprojnë sipas motiveve të tyre. “Amerikanët duhet të dinë se nuk do të arrijnë askund me kërcënime kur kanë të bëjnë me Iranin. Ata që...

Mars 21, 2025

Rritet numri i viktimave në Gaza! Përse Izraeli e theu marrëveshjen e armëpushimit

Numri i viktimave në Gaza pas sulmit nga Izraeli ka arritur në mbi 400 persona, teksa ende shumë të tjerë kanë mbetur nën rrënoja, siç raporton Al Jazeera. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, pritet që numri i viktimave të rritet të tij. Por përse Izraeli vendosi që të thyente marrëveshjen e armëpushimit e të nisë sulmet?...

Mars 18, 2025
Donald Trump dhe Hazem Qassem

Hamasi: Mirëpresim tërheqjen e Trump

Hamasi ka përshëndetur tërheqjen e dukshme të Presidentit amerikan Donald Trump nga propozimi i tij për një zhvendosje të përhershme të palestinezëve nga Gaza. Deklarata e zyrtarit të Hamasit erdhi pasi Trump tha se “askush nuk po dëbon asnjë palestinez nga Gaza” gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë me kryeministrin e ri të Irlandës, Micheal Martin. “Nëse...

Mars 13, 2025
Udhëheqësit arabë refuzojnë planin e Trump

Udhëheqësit arabë refuzojnë planin e Trump për Gazën

Udhëheqësit arabë miratuan njëzëri një plan 5-vjeçar për rindërtimin e Rripit të Gazës pasi lufta të ketë përfunduar, duke kundërshtuar planin e Trump për të shpopulluar territorin dhe rizhvillimin e tij si një destinacion turistik. Plani prej 53 miliardë dollarësh, i miratuar nga liderët arabë në një samit në Kajro, do të lejonte afërsisht 2...

Mars 5, 2025

OKB paralajmëron se zgjidhja me dy shtete për izraelitët dhe palestinezët po “zbehet”

Zyrtarja e lartë e Kombeve të Bashkuara për Lindjen e Mesme paralajmëroi të martën po zbehen mundësitë për arritjen e një zgjidhjeje me dy shtete për izraelitët dhe palestinezët. “Njerëzit në rajon mund të dalin nga kjo periudhë në paqe, me siguri dhe dinjitet”, tha Sigrid Kaag, koordinatore speciale për procesin e paqes në Lindjen e...

Shkurt 26, 2025
Donald Trump përdor Inteligjencën Artificiale

Trump publikon videon ku shpalos vizionin për Gazën

Vizionin për Gazën e pasluftës, Presidenti amerikan Donald Trump e ka shpalosur në këtë video të krijuar nga Inteligjenca Artificiale të cilën e ka shpërndarë në llogarinë e tij në mediat sociale. Pamjet tregojnë Gazën e shkatërruar nga lufta duke u shndërruar në një vend me hotele, dyqane, kafene dhe plazhe të bukura. Në këtë...

Shkurt 26, 2025

Hamasi liron 3 pengje të tjerë izraelitë, këmbehen me 183 të burgosur palestinezë

Grupi militant palestinez Hamas liroi tre pengje izraelitë në këmbim të 183 të burgosurve palestinezë në fazën e fundit të një marrëveshjeje armëpushimi. Ohad Ben Ami dhe Eli Sharabi, të dy të marrë peng nga Kibbutz Be’eri gjatë sulmit ndërkufitar të udhëhequr nga Hamas më 7 Tetor 2023, dhe Or Levy, rrëmbyer nga festivali i...

Shkurt 8, 2025