Tre automjete janë përfshirë në një aksident pasditen e kësaj të diele. Siç duket në pamjet e dërguara nga gazetari Martin Marku, nga përplasja e mjeteve janë shkaktuar dëme materiale. Paraprakisht nuk raportohet për persona të lënduar. Shkaqet e aksidentit do të zbardhen nga grupi hetimor i policisë. /tvklan.al