Klan NewsKlan NewsKlan PlusKlan PlusKlan RadioKlan RadioKlan MusicKlan MusicKlani ImKlani Im

Policia Rrugore E Tiranes

22 shoferë të arrestuar dhe proceduar në Tiranë, “Rrugorja”: 1421 gjoba në ditë këtë javë

22 shoferë janë vënë në pranga ose proceduar gjatë javës së fundit. Policia Rrugore e Tiranës thotë se pjesa më e madhe e tyre janë kapur për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, por ka nga ata që janë arrestuar edhe për drejtimin e mjetit nën ndikimin e alkoolit. “22 Arrestime dhe procedime penale:  3...

35 min

Fshehën provat e aksidentit, pezullohen dy policët e “Rrugores” në Tiranë

Dy efektivë të policisë janë pezulluar nga detyra me vendim të Gjykatës së Tiranës. AMP ka njoftuar se policët nuk kanë kryer veprimet e duhura procedurale për trajtimin e një aksidenti në rrugën Karreç-Tiranë. Nga hetimet rezulton se edhe pse kanë marrë dijeni për ngjarjen, ata kanë fshehur provat dhe faktet penale për aksidentin. Në...

Korrik 6, 2024
Shoferi i droguar hyn mes per mes oborrit

Shoferi i droguar dhe i pirë hyn mespërmes oborrit të shtëpisë private në Tiranë

Një makinë ka përfunduar në oborrin e një banese private në Tiranë. Policia Rrugore njofton se në lidhje me këtë ngjarje ka arrestuar shoferin. Sipas hetimeve ka rezultuar se ai ka qenë me shpejtësi pavarësisht se lëvizte në qendër të banuar, duke humbur kontrollin e mjetit. Si pasojë është futur brenda rrethimit të brendshëm të...

Maj 28, 2024

Policia Rrugore e Tiranës “me dorë të hekurt”/ 18 shoferë të arrestuar e proceduar dhe mbi 11 mijë gjoba

Mijëra gjoba, shoferë të arrestuar e proceduar dhe automjete të bllokuara është bilanci i Policisë Rrugore të Tiranës gjatë kësaj jave. Sipas shifrave, 18 shoferë janë arrestuar dhe proceduar për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Konkretisht; 10 persona për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, 4 persona për pa leje drejtimi, 3 persona për...

Maj 12, 2024

Gjobë 1 milion Lekë për betonierën që ndot rrugën (Video)

Policia Rrugore e Tiranës ndëshkon me masë administrative maksimale mjetet e tonazhit të lartë që ndotin me beton karrexhatën gjatë lëvizjes në të dhe mjetet që kryejnë punime pa autorizim nga organi kompetent. Gjoba e vendosur është 1 milion Lekë të vjetra për hedhjen e inerteve nga betonierja në rrugë. Policia rrugore u bën apel...

Prill 8, 2024

“Para nën dorë policëve rrugorë”, 36 të arrestuar në 2024. Balla: Lufta ndaj fenomenit po intensifikohet

Ky është momenti ku një 40-vjeçar i kapur në shkelje teksa lëvizte me automjetin e tij, tenton të korruptojë efektivin e Policisë Rrugore në Tiranë, me qëllim shmangien e gjobës. Shoferi u konstatua nga policia teksa kryente një parakalim të gabuar dhe pas verifikimeve rezultoi dhe nën efektin e pijeve alkoolike. Këto shkelje si dhe...

Prill 5, 2024

Policia Rrugore e Tiranës, mbi 9 mijë gjoba gjatë javës që lëmë pas

Policia Rrugore e Tiranës njofton se gjatë javës që lamë pas ka arrestuar dhe proceduar në gjendje të lirë 11 persona për shkelje të ndryshme në fushën e qarkullimit rrugor. Po ashtu janë vendosur mbi 9 mijë gjoba ndërsa janë marrë 37 masa për pezullime të lejeve dhe konvertimeve. Policia e Tiranës Gjatë javës që...

Mars 24, 2024