Klan NewsKlan NewsKlan PlusKlan PlusKlan RadioKlan RadioKlan MusicKlan MusicKlani ImKlani Im
uefa euro 2024
0
ditë
0
orë
0
min
0
sek

Policia Vlore

Gjendet e vdekur nga fqinjët një grua

Gjendet e vdekur nga fqinjët një grua

Vlorë | Në lagjen “Pavarësia”, është gjetur nga komshinjtë në banesën e saj, pa shenja jete shtetësja M.D., rreth 60 vjeçe, e cila jetonte e vetme. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Paraprakisht dyshohet për vdekje natyrale. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./tvklan.al

Dhjetor 3, 2021
Grabitet Zyra e Pronave në Vlorë

Grabitet Zyra e Pronave në Vlorë

Një person i maskuar ka kërcënuar rojen dhe ka vjedhur disa dokumente Zyrat e Këshillit të Qarkut në Vlorë bien pre e grabitësve. Një person i maskuar ka kërcënuar rojen dhe ka marrë dokumente në Zyrat e Pronave. Sipas Drejtorit të Zyrës, Bardhi Gjika, institucioni është i pajisur me kamera. Nuk dihet se çfarë dokumentesh...

Tetor 12, 2021
Digjet gjatë natës një makinë në Vlorë

Digjet gjatë natës një makinë në Vlorë

Një makinë është djegur gjatë natës në qytetin e Vlorës.  Policia e qytetit sqaron se makina është djegur në rreth orës 00:45, në lagjen “28 Nëntori”. Po ashtu bëhet me dije se  automjeti në pronësi të A.Ç. është djegur plotësisht dhe nuk dihet ende nëse është një zjarrvënie e qëllimshme apo për shkak të një...

Shkurt 13, 2021
U gjet i mbytur në Zvërnec, 30-vjeçari ka shenja dhune në trup

U gjet i mbytur në Zvërnec, 30-vjeçari ka shenja dhune në trup

Ende nuk është identifikuar personi që u gjet i mbytur mesditën e së hënës në Zvërnec. Nga ekspertiza ka rezultuar se 30 vjeçari ka hematoma  në kokë, çka shton dyshimet se ndaj tij është ushtruar dhunë. Në një foto të siguruar nga Klan News duket se i riu në njërën dorë ka tatuazh një kafkë. Uniformat...

Shkurt 9, 2021
Gjendet i mbytur një 30-vjeçar në Vlorë

Gjendet i mbytur një 30-vjeçar në Vlorë

Një 30-vjeçarështë gjetur i vdekur pranë Petroliferës në Vlorë. Policia e qytetit bën me dije se 30-vjeçari ende i paidentifikuar dyshohet se është mbytur. “Më datë 08.02.2021, në orën 11:15, në afërsi të Petroliferës, Vlorë, është gjetur i pajetë në breg të detit, dyshohet i mbytur, një shtetas i seksit mashkull, ende i paidentifikuar, rreth...

Shkurt 8, 2021
Qëllohet me breshëri plumbash Marion Mitro

Qëllohet me breshëri plumbash Marion Mitro

49-vjeçari pjesë e bandës se Julian Sinanajt në Vlorë Dëshmitarë okularë thanë në polici se atentatorët e Marion Mitros qenë dy persona të maskuar që kanë qëlluar me kallashnikov në lëvizje e sipër me makinë. Sipas policisë 49-vjeçari ka marrë një plumb në këmbë dhe ka shkuar vete në spital. Më pas autorët arritën të...

Janar 26, 2021
Gjendet një gomone me tre motorë në det

Gjendet një gomone me tre motorë në det

Policia e Vlorës ka gjetur sot një gomone te braktisur ne det. Autoritetet bëjnë me dije se “gjatë kontrollit të territorit në zonën e Akërnisë, kanë konstatuar në breg të detit, një mjet tip gomone, pjesërisht e dëmtuar, rreth 9.5 m e gjatë, me tre motorë, një prej të cilëve ishte i këputur”. Më tej...

Janar 25, 2021
Përplasen dy makina në Vlorë, plagoset një person

Përplasen dy makina në Vlorë, plagoset një person

Një aksident me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur në aksin rrugor Vlorë-Orikum. Policia e Vlorës njofton se aksidenti ka ndodhur në Radhimë, ku “mjeti tip “Ford” me drejtues shtetasin E. A., 22 vjeç, është përplasur me mjetin tip “Mitsubishi” me drejtues shtetasin P. Xh ., 51 vjeç”. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar...

Janar 22, 2021
Në kërkim nga autoritetet italiane, kapet në Vlorë 39-vjeçari

Në kërkim nga autoritetet italiane, kapet në Vlorë 39-vjeçari

Një 39-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Vlorës. Autoritetet bëjnë me dije se  P.N. 37 vjeç ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi ishte dënuar në Itali, ku do të ekstradohet. “Si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve me ZQK Interpol Tirana, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit të...

Janar 13, 2021
Strehoi në hotel emigrantët sirianë, arrestohet 63-vjeçari

Strehoi në hotel emigrantët sirianë, arrestohet 63-vjeçari

Në hotelin e tij u gjetën edhe 9 klandestinë të tjerë Një 63-vjeçar nga Tirana është arrestuar nga policia, pasi akuzohet se ka strehuar në hotelin e tij emigrantët që u evakuuan 2 ditë më parë në Vlorë pasi tentuan të udhëtonin me gomone drejt Italisë. Në pranga është vënë 63-vjeçari Fatos Dushe, ndërsa gjatë...

Janar 10, 2021