Klan NewsKlan NewsKlan PlusKlan PlusKlan RadioKlan RadioKlan MusicKlan MusicKlani ImKlani Im

Tornado

Moti i keq në SHBA, të paktën 7 viktima

Të paktën 7 persona kanë humbur jetën nga stuhitë e forta dhe tornadot që përfshinë pjesën qendrore dhe jugore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Disa shtete, nga Arkansas deri në Ohio, janë përballur me stuhi ere, tornado dhe shira të dendur. Paralajmërimet për përmbytje janë gjithashtu në fuqi në Misisipi, Tenesi dhe Kentaki shtete në...

Prill 4, 2025

Tornado shkakton 18 viktima në SHBA

Stuhitë e forta të erës, përmbytjet dhe zjarret kanë shkaktuar të paktën 18 viktima në 4 shtete të SHBA, 11 prej të cilëve në Misuri. Guvernatori i shtetit të Misisipit, Tate Reeves, shkruajti në rrjete sociale se tornadot kanë goditur 6 lokalitete gjatë natës. Sipas tij, ka pasur 3 persona që janë dërguar në spital...

Mars 15, 2025
Moti i keq në SHBA

SHBA, moti i keq lë pas viktima dhe shkatërrime

Tekat e motit në SHBA, vijojnë të shkaktojnë dëme të mëdha e viktima.  Në një kohë kur pjesa më e madhe e vendit po përjeton stuhi të fuqishme dhe tornado, në disa zona ka edhe zjarre. Stuhitë e fuqishme I kanë marrë jetën tre persona në Misisipi dhe kanë shkatërruan çatitë e ndërtesave në një...

Mars 6, 2025

Teksasi dhe Missisipi goditen nga tornadot

Të paktën dy persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë u plagosën pasi tornadot e shumta goditën Teksasin dhe Misisipin. Moti i keq shkaktoi dëme të mëdha materiale. Si pasojë e tornadove, shumë shtëpi u dëmtuan ndërsa u ndërpre energjia elektrike për më shumë se 45,000 familje në Teksas dhe 21,000 në Luiziana. Banorëve...

Dhjetor 29, 2024

“Përgatituni për pasoja katastrofike”, paralajmërimi i zyrtarëve për uraganin “Milton” në Florida

Teksa miliona njerëz po largohen nga Florida përpara mbërritjes së stuhisë, zyrtarët paralajmërojnë se uragani Milton do të jetë “vdekjeprurës dhe katastrofik”. Si pasojë e uraganit, janë shkaktuar tornado së fundmi në Floridën Jugore. Guvernatori i Floridës, Ron SeSantis në një deklaratë për mediat ka thënë se shteti po përgatitet për një goditje të madhe, teksa...

Tetor 9, 2024

63 të vdekur nga uragani “Helene”, paralajmërohen edhe tornado

“Helene”, uragani më i fortë në histori që ka goditur Floridën, tani është një ciklon tropikal me një intensitet të ulët, por që pasojat e tij janë katastrofike. Dhjetëra persona kanë humbur jetën ndërsa disa komunitete janë rrafshuar, ura janë shkatërruar për shkak të përmbytjeve të fuqishme. Gjendja e emergjencës vijon ende në shumë shtete....

Shtator 29, 2024

Tornado në Itali, fundoset varka me vela. 1 i vdekur dhe 6 të zhdukur

Një varkë me vela rreth 50 metra e gjatë u fundos në det në Itali pas motit të keq që goditi Palermon. Mediat italiane raportojnë për tornado që përfshiu zonën. Në varkën me vela ndodheshin 22 persona në bord, nga të cilët 15 u shpëtuan nga roja bregdetare. 1 person u gjet i zhdukur pas...

Gusht 19, 2024

Të paktën 15 të vdekur nga tornadot e fuqishme në SHBA

Shtatë persona u vranë në Teksasin verior, pesë në Arkansas, dy në Oklahoma dhe një në Kentucky. Qindra të tjerë u plagosën në disa shtete. Guvernatori i Teksasit Greg Abbott ka bërë të ditur se më shumë se 1/3 e të gjitha qarqeve në shtetin e tij tani janë në gjendje alarmante. Stuhitë në Teksas...

Maj 27, 2024

Tornado të fuqishme godasin veriun e Teksasit

Tornadot në disa pjesë të SHBA-së vijojnë të shkaktojnë dëme të konsiderueshme.  Stuhia e fuqishme goditi veriun e Denton County, Teksas duke plagosur dhjetëra njerëz dhe duke dëmtuar disa shtëpi. Erërat e forta rrëzuan pemë dhe shtylla të tensionit të lartë duke lënë pa energji elektrike mbi 20 mijë familje. Shërbimi Kombëtar i Motit në...

Maj 26, 2024

Tornado shkatërruese gjunjëzon Iowa

Këto pamje tregojnë shkallën e shkatërrimit që kanë lënë pas stuhitë e forta dhe 12 tornadot që goditën shtetin e Iowa. Tornado shkatërroi pjesën më të madhe të Greenfield, një qytet me rreth 2,000 banorë. Autoritet flasin edhe për viktima megjithëse ende nuk ka një shifër të saktë. “Fatkeqësisht, ne mund të konfirmojmë se ka...

Maj 22, 2024