Klan NewsKlan NewsKlan PlusKlan PlusKlan RadioKlan RadioKlan MusicKlan MusicKlani ImKlani Im

Toronto

“Realizimi i ëndrrës tonë”, Xhaferi nga Toronto: Në Ballkan Grill gatuajmë vetëm kuzhinë shqiptare

Ballkan Grill në Toronto është restoranti i hapur nga një çift shqiptarësh të cilët jetojnë në Toronto. Etleva Xhaferi në një lidhje direkte në emisionin “Opinion” në Tv Klan shprehet se restorantin ata e kanë hapur pak muaj më parë duke e quajtur realizimi i ëndrrës së tyre. Të pyetur më shumë mbi menunë dhe...

Mars 25, 2025

Të shtëna në një bar në Toronto

Të paktën 12 persona u plagosën gjatë të shtënave me arme në një bar në Toronto, Kanada. Ngjarja ndodhi pranë qendrës së qytetit Scarborough. Gjashtë persona janë në gjendje të rëndë shëndetësore pas sulmit. Të plagosurit janë të moshave nga 20 deri në 50 vjeç. Policia ka deklaruar se bëhet fjalë për tre autorë të...

Mars 8, 2025
Avioni i rrëzuar në Toronto

Çfarë e shkaktoi rrëzimin e avionit në Toronto dhe si mbijetuan të gjithë

Pasagjerët të cilët ndodheshin në avionin që u rrëzua në Aeroportin Ndërkombëtar të Torontos, kanë shprehur habinë e tyre se si i shpëtuan këtij aksidenti pa pasoja serioze. Avioni, i cili u rrëzua të hënën për shkak të erërave të forta, rrëshqiti përgjatë pistës para se të përmbysej me kokë poshtë, duke sjellë frikë tek...

Shkurt 18, 2025
Pamje të rrëzimit të avionit në aeroportin e Kanadasë në Ontario

Rrëzohet avioni me 80 persona në aeroportin e Torontos, 3 në gjendje të rëndë

Një avion me 80 persona në bord është rrëzuar në Aeroportin ndërkombëtar të Torontos, duke lënë të dëmtuar 8 persona. Avioni u përball me erëra të forta çfarë shkaktoi dhe rënien e tij në pistë. Mediat vendase thanë se 3 prej 8 personave që u plagosën nga ky aksident, janë në gjendje kritike për jetën....

Shkurt 17, 2025

Përmbytet shtëpia e Drake në Toronto

Ndër ata që janë prekur nga përmbytjet në Toronto është edhe reperi Drake. Kjo është videoja e cila ka ndarë reperi i njohur nga rezidenca e tij luksoze në qytetin kanadez e cila është nën pushtetin e ujit. Reperi e ka marrë situatën me shumë humor dhe e ka shoqëruar videon me këtë mbishkrim ,...

Korrik 17, 2024

Toronto përfshihet nga përmbytjet, paralizohet transporti rrugor

Qyteti më i madh i Kanadasë, Toronto është përfshirë nga përmbytjet. Si pasojë akset kryesore rrugore në këtë qytet janë mbyllur. Shërbimi i metrosë po rikthehet gradualisht, por ka ende devijime dhe vonesa të shumta. Që nga mbrëmja e së martës një stuhi e fortë ka lënë rreth 45,000 klientë pa energji elektrike ndërsa ende...

Korrik 17, 2024

Prej 23 vitesh në Kanada, avokatja shqiptare zgjedh Korçën për të bërë dasmën e saj

Avokatja shqiptare, Lusi Braçe e cila jeton prej 23 vitesh në Toronto të Kanadasë ka zgjedhur Korçën që të realizojë dasmën e saj. Në një lidhje direkte për emisionin “Opinion” në Tv Klan, ajo tregon historinë e saj se si në moshën 14 vjeçare u largua nga Durrësi drejt Kanadasë me familjen e saj. Ajo...

Maj 28, 2024

Të shtëna me armë zjarri në shtëpinë e reperit Drake

Të shtëna me armë zjarri në drejtim të shtëpisë së reperit të njohur Drake. Kështu shkruan BBC, teksa bën me dije se një roje sigurie ka mbetur i plagosur. Policia e Torontos ka njoftuar se autorët e dyshuar qëlluan nga një automjet në cep të rezidencës “Park Lane Circle” rreth orës 2 të mëngjesit. Mbetet...

Maj 7, 2024

Toronto interes për Insinje

E ardhmja e Lorenzo Insinjes mund të jetë në Mejor Ligë Soker. Sipas raportimeve të gazetës spanjolle ‘AS’, interes për kapitenin e Napolit ka shfaqur skuadra kanadeze e Torontos, që është gati për të bindur sulmuesin italian me një ofertë stratosferike. Duke iu referuar këtyre burimeve, Toronto është gati të japë 15 milionë euro neto...

Dhjetor 10, 2021

Toronto fiton titullin në NBA

Titulli i kampion të NBA del për herë të parë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Toronto Raptors triumfoi në serinë e finaleve me Golden State Warriors, duke e mundur me rezultatin 114-110 në takimin e gjashtë. Rezultati i përgjithshëm i sfidave është 4 – 2 për Toronto që ia rrëmbeu titullin ‘Golden State’, fitues...

Qershor 14, 2019