Turqi

  • Erdogan konfirmon blerjen e s-400

    Pavarësisht presionit të SHBA-ve për sanksione ndaj Turqisë, Rexhep Taip Erdoan, nuk terhiqet pas. Presidenti turk konfirmoi se vendi i tij e ka mbyllur tashmë marrëveshjen me Rusinë, për blerjen e sistemeve raketore s-400. Rexhep Taip Erdogan, Presidenti i Turqisë :Nuk them që Turqia do të blejë sistemet e...
  • Turqia merr kreun e grupit

    Turqia mundi 2 – 0 Francën të shtunën në Konia, duke marrë kreun e Grupit H me 9 pikë të plota, pjesë e të cilit është edhe Shqipëria. Skuadra e Senol Gunesh dominoi lojën, duke shpërfytyruar kampionët e botës. Franca ishte dorëzuar vetëm përballë Holandës në Ligën e Kombeve,...
  • Shqiptarët në finalet e Kupave

    Ky sezon ishte i suksesshëm për disa lojtarë të Kombëtares. Në Itali finalja e Kupës është e gjitha shqiptare. Lazio dhe Atalanta do të përballen për trofeun të mërkurën në stadiumin “Olimipico”. Strakosha kundër Berishës dhe Gjimshitit. Bergamaskët kërkojnë një trofe që i mungon prej 1963, i vetmi triumf....
  • Përsëritje të votimeve në Stamboll pas fitores së opozitës

    Komisioni Zgjedhor në Turqi ka urdhëruar që zgjedhjet vendore në Stamboll të përsëriten pas fitores së opozitës në muajin Mars. Partia e Presidentit Erdogan pretendoi se kishte parregullsi dhe korrupsion gjatë zgjedhjeve në Stamboll. Votimi për herë të dytë në këtë qytet thuhet se do të mbahet më 23...
  • Erdogan inaguron xhaminë “Çamlica”

    Një tjetër vepër madhështore ngrihet në Stamboll. Me rastin e faljes së namazit të së premtes, presidenti Rexhep Taip Erdogan preu shiritin përurues të xhamisë “Çamlica”, më e madhja në Turqi. E vendosur në një kodër pranë ngushticës së Bosforit, xhamia e re u jep mundësinë besimtarëve myslimanë, por...
  • Presidenti Meta takohet me Erdogan

    Kreu i shtetit, Ilir Meta është pritur në një takim të veçantë nga Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan. Presidenti Meta, njofton se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Turqisë janë të shkëlqyera. “Kënaqësi të pritesha në një takim të veçantë nga Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan dhe të vlerësonim...
  • Garë ndërkombëtare për Aeroportin e Vlorës

    Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë do të shpallë së shpejti një garë ndërkombëtare për të dhënë me koncesion ndërtimin dhe operimin e Aeroportit të Vlorës. Televizioni Klan ka mësuar se negociatat me kompanitë turke, të cilat shprehën interes për ndërtimin dhe menaxhimin e kësaj vepre, nuk arritën të marrin...
  • Deklarata e papritur e Erdogan

    Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka bërë sot një deklaratë të “papritur”, duke pranuar humbjen e partisë së tij në Stamboll dhe duke njohur fitoren e Ekrem Imamoglu. Erdogan, duke folur në Ankara në një konferencë, tha se ethet e zgjedhjeve mbaruan, njerëzit janë nëpër shtëpi dhe ata po...
  • Tërmet 5.2 ballë në Turqi

    Një tërmet me magnitudë 5.2 ballë tronditi Turqinë lindore mbrëmjne e së enjtes, raporton media “Anadolu Agency”. Lëkundjet e tërmetit kanë rënë në provincën Elazıg në lindje të Turqisë. Në një deklaratë për mediat Autoritetit për Menaxhimin e Katastrofave dhe Emergjencave (AFAD), tha se tërmeti ka qenë me epiqendër...
  • Kosova dhe Turqia me marrëveshje bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes

    Ministrat e Mbrojtjes të Kosovës dhe Turqisë nënshkruan në Prishtinë një marrëveshje bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes. Sipas një njoftimi të Ministrisë së Mbrojtjes të Kosovës, marrëveshja parasheh bashkëpunimin midis dy institucioneve në fushat e interesit të përbashkët. Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Rrustem Berisha, dhe ai i Turqisë,...
  • Rinumërim votash në shtatë zona të Stambollit

    Komisioni Zgjedhor në Turqi vendosi të ketë rinumërim të votave në shtatë nga 39 zonat e Stambollit. Numërimi fillestar i votave të zgjedhjeve lokale tregoi se kandidati kryesor i opozitës ishte në epërsi të ngushtë. Mirëpo Partia për Drejtësi dhe Zhvillim e presidentit, Rexhep Tayyip Erdogan, e kundërshtoi rezultatin...
  • Partia e Erdoganit ankimon rezultatin në Stamboll

    Partia e Presidentit turk Erdogan ankimoi rezultatin e zgjedhjeve lokale të së dielës në Stamboll. Fitues u shpall kandidati i republikanëve në opozitë Ekrem Imamollu. Ai fitoi me një diferencë tepër të ngushtë prej 0.3% të votave ndaj ish-kryeministrit Binali Jëlldërëm, i konsideruar si krahu i djathtë i Erdoganit....
  • Turqi, zgjedhjet lokale zhvillohen me tensione

    U zhvilluan mes tensionesh zgjedhjet lokale në Turqi, të parat qëkurse Rexhep Taip Erdogan u rizgjodh president me kompetenca të zgjeruara vitin e kaluar. 2 persona u vranë dhe 1 tjetër u plagos në një qendër votimi në provincën e Malatjasë në juglindje të Turqisë. Opozita tha se viktimat...
  • Shqipëri-Turqi, 10 mijë tifozë në “Loro Boriçi”

    Kombëtarja shqiptare e futbollit do të ketë një mbështetje të madhe sonte në mbrëmje ndaj Turqisë edhe pse atmosfera nuk ka qenë shumë elektrizuese në qytetin  e Shkodrës si në ndeshjet e kaluara. Për këtë duel janë shitur rreth 10 mijë bileta, ku 1 mijë prej tyre i përkasin...
  • Shqipëria me mesfushë të ngjeshur ndaj Turqisë

    Kuqezinjtë do t’i japin fund sot përgatitjeve për ndeshjen e së premtes me Turqinë. Christian Panucci mes mungesave në përballjen e së premtes mes tyre edhe kapitenit Mërgim Mavrajt për shkak pezullimi do të tentojë fitoren në “Loro Boriçi”. Në takimin e parë kualifikues Shqipëria pritet të luajë si...
  • Tërmet i fortë në Turqi (Video)

    Një tërmet i fortë me magnitudë 5.5 goditi qytetin Denizli në perëndim të Turqisë mëngjesin e sotëm. Sipas autoriteteve vendase, tërmeti ra në një thellësi prej 11.3 kilometra nën tokë. Lëkundjet sizmike u pasuan nga dy goditje të tjera, të cilat u regjistruan me magnitudë 4.8 dhe 4.5. Tërmeti...
  • Erdogan përuron “Muzeun e Trojës”

    Përurimi i “Muzeut Arkeologjik të Trojës” në perëndim të Turqisë, ka rritur sërish tonet mes Athinës dhe Ankarasë, kësaj here rreth pretendimeve historike. Por për Presidentin Erdoan, i pranishëm në ceremoninë e hapjes, muzeu i ri hedh dritë mbi historinë 5000-vjeçare të provincës së Çanakales dhe nuk ka asnjë...
  • Panik në avion, 30 të plagosur

    30 të plagosur është bilanci i turbulencës në bordin e një avioni, gjatë një fluturimi për në New York. Problemet nisën 45 minuta para mbërritjes në Aeroportin John Kennedy. Në bord janë përjetuar minuta paniku dhe frike. Mes pasagjerëve ka qenë edhe një shqiptar. Sead Nikaj ka rrëfyer për...
  • SHBA paralajmëron Turqinë

    Blerja e mundshme e sistemeve ushtarake ruse nga Turqia, ka nervozuar Shtetet e Bashkuara dhe ka përshkallëzuar ndjeshëm marrëdhëniet Uashington – Ankara. Paralajmërimi i fundit për Turqinë vjen nga Pentagoni që i bëri thirrje presidentit Erdoan të tërhiqet. Charlie Summers, zëdhënës i Pentagonit: Nëse Turqia e merr sistemin S-400,...
  • SHBA kërcënon Turqinë me “pasoja të rënda”

    Shtetet e Bashkuara kanë kërcënuar Turqinë me “pasoja të rënda”, nëse nuk anulon blerjen e sistemeve S-400 nga Rusia. Një zëdhënës i Pentagonit e këshilloi Ankaranë që të gjejë “zgjidhje më të mira”. “Blerja e sistemit ajror rus të mbrojtjes S-400 nga Turqia do të ketë pasoja të rënda...
1 2 3 29
Emisione