Klan NewsKlan NewsKlan PlusKlan PlusKlan RadioKlan RadioKlan MusicKlan MusicKlani ImKlani Im

Vangjush Dako

Dosja “Dako”, Gjykata e Posaçme ndan çështjen për 5 të pandehur

Gjykata e Posaçme shpall moskompetencën për 5 ish-zyrtarë të bashkisë së Durrësit. Të pandehurit: Ferzilet Hajdëri, Adnand Toçila, Diana Dedja, Bashkim Salillari dhe Hanza Reka, do të gjykohen nga Gjykata e Durrësit. Ata kërkuan gjykim të zakonshëm dhe të ndahej çështja nga ish-kryebashkiaku Vangjush Dako, i cili së bashku me tre persona të tjerë mbeten...

Tetor 2, 2024

GJKKO kalon për gjykim çështjen e Vangjush Dakos

Ish-kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako do të përballet me drejtësinë për veprën penale të shpërdorimit të detyrës e kryer ne bashkëpunim në dy raste. Gjykata e Posaçme ka kaluar çështjen për gjykim dhe i ka pranuar Dakos dhe 3 të bashkëpandehurve të tjerë kërkesën për gjykim të shkurtuar. Ne seancën e radhës do të bëhet...

Korrik 19, 2024

Kalon në gjyq dosja ndaj Vangjush Dakos/ Gjykata pranon gjykimin e shkurtuar

Gjykata e Posaçme mori të pandehur ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dakon për akuzën e “shpërdorimit të detyrës. Ai do të gykohet me procedurë të shkurtuar sipas kërkesës së tij, bashkë me 3 të pandehur të tjerë. Në rast të gjendjes fajtorë, ata do të përfitojnë ulje të dënimit. Çështja u nda për 6 të pandehurit...

Korrik 19, 2024

Lajme Tv Klan 17 Prill 2024, ora 15:30

lajme, #edicioniinformativ ora 15:30 data 17 Prill 2024 #TvKlan #KlanLajme Spiker: Anjola Hamzaj Headlines 17 Prill 2024 Gjykata e Posaçme merr të pandehur Vangjush Dakon. SPAK: Dy raste të shpërdorimit të detyrës Arrestohet në Gjermani vrasësi i Briken Sanajt. Interpoli nis menjëherë procedurat e ekstradimit BE 420 mln Euro për hekurudhën shqiptare. Financohet aksi Durrës-Maqedoni...

Prill 17, 2024

Gjykata e Posaçme merr të pandehur Vangjush Dakon. SPAK: Dy raste të shpërdorimit të detyrës

Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën e SPAK dhe mori të pandehur ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dakon. Ai do të gjykohet me dyshimet se ka shpërdoruar detyrën në 2 raste gjatë ushtrimit të saj, teksa kërkoi që në procesin ndaj tij të procedohet me gjykim të shkurtuar. Thënë ndryshe, në rast të se gjendet fajtor dhe...

Prill 17, 2024

Kalon për gjykim dosja e Vangjush Dakos

Ka kaluar për gjykim dosja e ish-kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako. Lajmin e konfirmon gazetari i Klan News Besar Bajraktaraj. 17 Prilli ishte data përfundimtare e caktuar prej GJKKO-së për marrjen e një vendimi. Kujtojmë se Dako akuzohet për “shpërdorim detyre të kryer në bashkëpunim”, në dy raste. Herën e shkuar pasi doli prej Gjykatës...

Prill 17, 2024

GJKKO vendos më 17 prill për Vangjush Dakon

Ish-kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako është paraqitur në Gjykatën e Posaçme për seancën paraprake pas lirimit në datë 27 shkurt. Kjo është hera e parë që Dako shfaqet në Gjykatë pas lirimit të tij. Pas daljes nga seanca ish-kryebashkiaku nuk pranoi që të bente asnjë koment për mediat. Burime bëjnë me dije se...

Prill 12, 2024

A do kalojë dosja e tij për gjykim? GJKKO vendos më 17 Prill për Vangjush Dakon

Më 17 Prill do të vendoset përfundimisht fati i ish-kryebashkiakut Vangjush Dakos në raport me drejtësinë. Këtë të Premte, GJJKO ka vendosur që në këtë datë të merret vendimi nëse dosja e tij do kalojë ose jo për gjykim. Pasi doli nga Gjykata, ai zgjodhi të mos japë asnjë koment për gazetarët. Mësohet se gjatë...

Prill 12, 2024

Vangjush Dako mbërrin në GJKKO për seancën paraprake

Ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako ka mbërritur në ambientet e Gjykatës së Posaçme. Pas lirimit nga burgu pasi gjykata vendosi ndryshimin e masës së sigurisë në “arrest në shtëpi” ndaj tij më 27 Shkurt, Vangjush Dako është paraqitur për herë të parë në GJKKO për seancën paraprake. Shkak për ndryshimin e masës nga ana e...

Prill 12, 2024

“Arrest shtëpie” për ish-kryebashkiakun Vangjush Dako, Apeli lë në fuqi vendimin e GJKKO

Apeli ka lënë në fuqi vendimin e GJKKO-së për ndryshimin e masën së sigurisë nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie” për ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako. Kujtojmë se shkak për ndryshimin e masës nga ana e gjykatës u bë tejkalimi i afateve të paraburgimit. Ndërkohë, SPAK kishte kërkuar që Dako të kthehej në qeli....

Prill 8, 2024