Etrit Berisha beson te fitorja me Izraelin

Etrit Berisha beson te fitorja me Izraelin

15:57 09/06/2017

Humbja me Izraelin vitin e kaluar ishte një goditje e madhe për Etrit Berishën. Portieri i Kombëtares do të mungojë pasi është i pezulluar për shkak të kartonit të marrë më 12 Nëntor në Elbasan. Berisha edhe pse nuk do të jetë në fushë ka besim te lojtarët e tjerë kuqezi për sfidën e kthimit kualifikuese të Botërorit që do të luhet të dielën në Haifa.

“Kanë individë të mirë, por nuk është një ekip i pathyeshëm. Në fazën e sulmit kanë disa lojtarë që mund të krijojnë rrezik, por kemi edhe potencial për t’i ndalur. Lojtarët tanë janë në formë të mirë dhe besoj se këtë ndeshje do të jenë vendimtarë me golat e tyre.”

Portieri i Kombëtares thotë për Televizionin Klan se një fitore me Izrelin do të shtonte besimin te skuadra, pasi synohet të paktën vendi i tretë në grup.

“Duhet të mendojmë vetëm për këtë ndeshje, sepse edhe motivimi dhe vetëbesimi do të rritet, më pas gjërat do të ndryshojnë gradualisht.

Shqipëria ka pak shpresa për tu kualifikuar në fazën finale të Botërorit 2018, por çdo rezultat pozitiv do të ndikonte në pozicionimin për shortin e radhës.

/TV KLAN

Delta
LAJMET

Të ngjashme

AZHBR
UKT
UKT