zhupa

Eugert Zhupa ka bërë debutimin e tij në Xhiron e Italisë. Çiklisti shqiptar ka zhvilluar etapën e parë, atë të koronometrit ekipor.

Skuadra e tij “Sauthist” u rendit e 18, duke përshkuar distancën prej gati 18 kilometrash për 20 minuta e 18 sekonda. Përfaqësimi i Zhupës në këtë aktivitet është një arritje e madhe për çiklizmin tonë.

Eugert Zhupa sapo ka nisur karrierën si profesionist dhe është nënkampion i Ballkanit në garën e kronometrit. Xhiro e Italisë do të zgjasë deri më 31 Maj.

Tv Klan