Misioni Europian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX) thotë se sistemi i drejtësisë në vend është i kapur politikisht.

Sipas EULEX, politika ka ndërhyrë në disa prej rasteve më të mëdha gjyqësore.

Siç shkruan

Klan Kosova

, mosgadishmëria e prokurorëve dhe gjyqtarëve për t’u përballur me rastet e mëdha, në të cilat janë të përfshirë zyrtarë të profileve të larta, ka bërë që këto raste t’i kalojnë në dorë EULEX -it.

Teksa mandati i këtij misioni përfundon në Qershor të këtij viti, zyrtarë të tij thonë se nuk kanë besim tek kolegët e tyre kosovarë. Kjo për arsye të ndërhyrjeve nga jashtë, veçanërisht nga politika. /tvklan.al