Head of the National Commission of Ethics of the French Football Association Dominique Rocheteau takes a ball during the UEFA Euro 2016 play-off draw ceremony on October 18, 2015 in Nyon, Switzerland. The Euro 2016 will run in France from June 10 to July 10, 2016.  AFP PHOTO / ALAIN GROSCLAUDEALAIN GROSCLAUDE/AFP/Getty Images

Shqipëria ka mësuar sot kundërshtarët e finaleve të euro 2016. Në shortin e hedhur në Paris, kuqezinjtë janë renditur në grupin e Francës, ku ndodhet Zvicra dhe Rumania. Një sfidë jo edhe aq e lehtë për Kuqezinjtë e drejtuar nga Gianni De Biasi.

Shqipëria do të nisë Europianin më 11 qershor ndaj Zvicrës duke qenë një derbi shqiptar, pasi përfaqësuesja helvetike ka në përbërje shumë lojtarë shqiptarë. Sfida do të zhvillohet në Lens në orën 15:00. Kalendari do të vijojë me ekipin mikpritës të turneut më 15 qeshor në Marsejë. Një nisje e fortë për Shqipërinë. Gara në grupe do të përfundojë me Rumaninë më 19 qershor në Lion.

Dy takimet e fundit do të zhvillohen në orën 21:00. Më tej do të shkojnë 2 ekipet e para të çdo grupi dhe 4 përfaqëusueset me rezultatet më të mira. Grupet më intersante paraqiten ai D dhe E, ku sfidat më tërheqëse do të jenë, Spanjë – Çeki dhe Belgjikë – Itali.

Finalet e Euro 2016 do të nisin më 10 qershor dhe do të përfundojnë më 10 korrik. Përballjet do të zhvillohen në 10 qytete të Francës dhe finalja do të luhet natyrisht në Paris.

Tv Klan