Kombëtarja Shpresa do të përballet me Spanjën në kualifikueset e Kampionatit Europian. Shorti i hedhur në Nion i vendosi kuqezinjtë e rinj në të njëjtin grup me një nga ekipet më të fortë të kontinentit. Sllovakia, Islanda, Estonia dhe Irlanda e Veriut janë rivalët e tjerë në Grupin 2.

Trajneri Alban Bushi në një deklaratë për faqen zyrtare të federatës e vlerësoi si një grup të vështirë, por që duhet të guxojmë. Gjithsesi Bushi është shprehur mw herët se misioni kryesor i shpresave nuk është kualifikimi ne europian, por përgatitja e lojtareve pwr kombëtaren e madhe.

Me Spanjën jemi përballur edhe në eliminatoret e Euro 2013. Kualifikohen direkt fituesit e nëntë grupeve, ndërsa në play off përballen 4 vendet e dyta me rezultatet më të mira, për 2 përfaqësueset e fundit që kalojnë në finale.

Debutuese në këtë aktivitet është Kosova që është në një grup me Gjermaninë, Izraelin, Norvegjinë, Irlandën dhe Azerbajxhani.

Ndeshjet do të fillojnë në marsin e këtij vitit dhe do të zgjasin deri nëntor të 2018, ndërsa faza finale do të mbahet në Itali në verën e 2019./ TV KLAN