Franca, një nga favoritet për të fituar Euro 2024 e nis garën në kampionatin europian me sfidën kundër Austrisë në Dusseldorf.

“Gjelat” patën një performancë të mirë në 2023, me tetë fitore nga 10 takime të luajtura dhe vetëm një humbje, ndaj Gjermanisë.

Ndërsa në këtë vit, ekipi i Deshamps u mund sërish nga pancerat, ndërsa barazoi pa gola me Kanadanë në sfidën e fundit para nisjes së eventit.

Ekipi i Didier Deschamps e ka arritur finalen në tri nga 4 turnetë e fundit madhorë. Në paraqitjen e tyre te fundit në europian, gjelat u eliminuan nga Zvicra në fazën e të 16-ve.

Ndërsa trajneri Ralf Rangnick ka rigjallëruar Austrinë që kur mori drejtimin në 2022 dhe refuzoi Bayern Munich për të qëndruar në stol. Austria vjen në Euro 2024 me një ecuri prej 7 ndeshjesh pa u mposhtur, me vetëm tri gola të pësuar.

Ekipi mposhti Gjermaninë 2-0 në nëntor dhe shkatërroi në mars 6-1 Turqinë.  Për ekipin e Ragnik kjo është pjesëmarrja e katërt në europian në histori dhe e treta radhazi.

Në Euro 2020, Austria u eliminua në raundin e të 16-ve, nga Italia, e cila u shpall edhe kampione e Europës. Të dyja ekipet janë përballur 25 herë mes tyre, me gjelat që kanë fituar 13 herë dhe janë mposhtur 9 herë.

Austria ka fituar vetëm 1 nga 10 sfidat e fundit kundër Francës, me suksesin e fundit në 2008.

Klan News