Euro 2020, Belgjika kualifikohet e para

Posta

Euro 2020, Belgjika kualifikohet e para

13:42 11/10/2019

Holanda përmbys Irlandën, fiton Kroacia

Pas fitores së thellë 9-0 përballë San Marinos, Belgjika siguroi matematikisht kualifikimin në Euro 2020 kur kanë mbetur edhe 3 ndeshje për t’u luajtur.

Belgët dominuan totalisht sfidën duke kontrolluart 77% të topit ndërkohë që vetëm në pjesën e parë shënuan 6 herë. Për t’u theksuar fakti që San Marino ishte inekzistente pasi nuk bëri asnjë gjuajte drejt portës, nuk krijoi asnjë rast dhe kaloi gjysmëfushën e vet në shumë pak raste.

Romalo Lukaku shënoi një dopietë dhe u bë i pari lojtar në historinë e përfaqësueses belge që kalon kuotën e 50 golave me kombëtaren.

Ndërkohë që Holanda arriti një fitore me përmbysje ne shifrat 3-1 përballë Irlandës së Veriut.

Irlandezo-veriorët u mbrojtën mjaft mirë dhe i befasuan të gjithë me golin e Magennis në minutën e 75-të.

Por këtu filloi edhe ndeshja e vërtetë për Holandën, që në 10 minutat e fundit shënoi 3 gola, dy herë me Depay dhe një herë me De Yong, duke kompletuar një përmbysje spektakolare që e ngjit përkohësisht në vendin e parë në grup.

Një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit hodhi edhe Kroacia, që mposhti bindshëm 3-0 Hungarinë në Zagreb.

Tv Klan


OTP
Reklama
Grupi
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
AZHBR
UKT
Grupi
UKT