Anglia fiton me Kroacinë nga goli i Sterling

Holanda fitoi me rezultatin 3 – 2 një ndeshje spektakolare ndaj Ukrainës të dielën në Amsterdam.

Të gjithë golat u realizuan në pjesën e dytë. Holandezët nuk e patën të lehtë, pasi hasën në reagimin e ukrainasve që iu afruan një barazimi. Sfida u vendos me golin e Dumfris në minutën e 85′ që i dha suksesin Holandës.

Anglia fitoi 1 – 0 me Kroacinë në Londër per ndeshjen e Grupit D të Europianit. Golin e vetëm të takimit e shënoi Sterling në pjesën e dytë. Në Grupin D janë edhe Çekia e Skocia.

Austria mundi me rezultatin 3 – 1 Maqedoninë e Veriut.

Tv Klan