Euro 2020, kualifikohen 19 skuadra

Euro 2020, kualifikohen 19 skuadra

16:46 19/11/2019

Liga e Kombeve rezervon 4 vende

19 skuadra janë kualifikuar për në finalet e Euro 2020. Vendi i 20 i mbetur ende bosh do të vendoset mbrëmjen e sotme. Pretendentë për këtë post janë Uellsi, Hungaria dhe Sllovakia.

Katër skuadrat e fundit që kompletojnë të gjithë vazot e europianit do të mësohen në përfundim të fazës play-off të Ligës së Kombeve, aty ku do të luajë edhe Kosova.

Italia realizoi një goleadë 9-1 ndaj Armenisë në ndeshjen e luajtur në Palermo. Nga një dygolësh realizuan në këtë sfidë Immobile dhe Zaniolo, ndërsa listës së shënuesve iu shtuan Barella, Romagnoli, Jorginho (11-metërsh), Orsolini e Chiesa.

Finlanda, e kualifikuar tashmë si e dyta, u mposht 2-1 nga Greqia, ndërsa Bosnjë Hercegovina fitoi 3-0 me Lichtensteinin.

Spanja e mbylli me një fitore të thellë 5-0 përballë Rumanisë në “Wanda Metropolitano”. Moreno realizoi dygolësh, ndërsa autorë të tjerë të golave ishin Ruiz dhe Oyrzabal. Federata spanjolle njoftoi rikthimin në pankinë të Luis Enrique, i cili u shkëput pas ndarjes nga jeta të vajzës së tij.

Zvicra, pas fitores 1-6 në fushën e Gjibraltarit, u kualifikua e para e grupit. Granit Xhaka është një prej shënuesve edhe pse në Angli nuk po luan me Arsenal për shkak të sherrit me tifozët.

Tv Klan




Grupi
LAJMET

Të ngjashme


Grupi