Itali – Austri dhe Uells – Danimarkë në sfidat me eliminim direkt

Itali – Austri dhe Uells – Danimarkë janë ndeshjet e para të fazës së 1/8 të Europianit. Italianët do të përballen me austriakët që kalojnë me sukses një fazë të grupeve pas 39 vitesh.

Suksesi 1 – 0 ndaj Ukrainës kaloi pikërisht ekipin e David Alaba. Danezët ia dolën të hënën të thyenin Rusinë 4 – 1, në një grup ku vendosi golavarazhi për renditjen, pasi 3 skuadra përfunduan me në të njëjtën kuotë pikësh.

Finlanda që u mund 2 – 0 nga Belgjika duhet të presë nëse do të jetë mes vendeve të treta më të mira. Përfaqësuesja belge arriti vetëm fitore. Holanda që e kishte siguruar vendin e parë në Grupin C mundi Maqedoninë e Veriut 3 – 0, duke e mbyllur me pikë të plota. Si blegët dhe holandezët duhet të presin kundërshtarët e fazës së 1/8.

Tv Klan