Munden 3-0 nga Finlanda në “Elbasan Arena”

Kombëtarja e Femrave të Shqipërisë është mundur në ndeshjen e parë kualifikuese për europianin, atë ndaj Finlandës, me rezultatin 3-0, ndeshje e luajtur në “Elbasan Arena”. Golat u pësuan në pjesën e parë.

Në fraksionin e dytë vajzat e trajnerit Vioresin Sinani, provuan të shënonin, por pa ia arritur. Ndeshja nisi me 30 minuta vonesë për shkak të reshjeve të shiut në Elbasan. Në grupin F, sëbashku me Shqipërinë janë edhe Skocia, Portugalia dhe Qipro.

Tv Klan