Belgjika përballet me Sllovakinë, në ndeshjen e vlefshme për Grupin E, në Euro 2024.

Belgët vijnë si favoritë absolutë, jo vetëm në këtë ndeshje, por në të gjithë turneun, ndërsa synojnë fitoren me çdo kusht, për ta nisur me këmbën e mbarë.

Në letër kombëtarja e drejtuar nga Tedesco, duket se do e ketë të lehtë, por fusha do të vendosë gjithçka.

Pak minuta para fillimit, dy trajnerët kanë zbuluar edhe titullarët. Takimet e Europianit, transmetohen ekskluzivisht në Tv Klan.


FORMACIONET ZYRTARE:

Belgjika: Casteels, Castagne, Faes, Debast, Carrasco, Mangala, Onana, Doku, De Bruyne, Trossard, Lukaku.

Sllovakia: Dubravka, Hancko, Skriniar, Vavro, Pekarik, Duda, Lobotka, Kucka, Haraslin, Bozenik, Schranz./ tvklan.al