“Një muaj feste” e cilësoi Kastriot Çaushi periudhën e Euro 2024 prej së cilës na ndajnë vetëm 21 ditë. i ftuar në “Aldo Morning Show” në Tv Klan, ai thekson se ky event i rëndësishëm sportiv ka vlerë për konsolidimin e kombëtares. Në fund, Çaushi veçon edhe kampionatin europian më të veçantë për të.
Kastriot Çaushi: Është një event kombëtar, është një festë kombëtare që nuk ka një ditë, ka një muaj, sikur ndodh të eliminohemi, prapë është një festë e madhe.
Aldo: Dhe siç është ajo shprehja, oreksi vjen duke ngrënë, na vjen Botërori pastaj.
Kastriot Çaushi: Unë mendoj kështu, pikërisht kështu, që ky event bën shumë për konsolidimin e ekipit për të krijuar fytyrën dhe individualitetin e vet sepse eventet vijnë njëri pas tjetrit, vjen kualifikimi i Kupës së Botës. Futbolli është një gjë që vetëm argëton.
Aldo: Nga gjithë këto Europianë që ke kaluar, cili ka qenë më emocionuesi?
Kastriot Çaushi: Ky që do të vijë.
Të gjitha ndeshjet e Euro 2024 do të mund t’i ndiqni ekskluzivisht dhe pa pagesë në Tv Klan./tvklan.al