Kualifikimi në turin tjetër të Europianit sjell të ardhura të konsiderueshme për arkat e kombëtareve pjesëmarrëse. Përfaqësuesja jonë gjendet shumë pranë kësaj arritje, e cila do të ishte e para në historinë e saj. Por për të kaluar, duhet të merret maksimumi ndaj Spanjës.

Një fitore do t’i ngjiste në kuotën e 4 pikëve në grupin B, teksa triumfi i mundshëm do të shpërblehej me 1 milionë euro. Kalimi në 1/16-at do kishte një tjetër bonus për kuqezinjtë. 1.5 milionë euro vlen pjesëmarrja në këtë raund, rezultat që nëse kombinohet do të sillte në arkat e Federatës Shqiptare 2.5 milionë euro.

Në rast barazimi ndaj Spanjës, bonusi kap vlerën e 500 mijë eurove, e cila nëse shoqërohet me kualifikim do të shkonte në shifrat e 2 milionë eurove. Momentalisht kombëtarja shqiptare ka marrë 9.75 milionë euro, pasi ka regjistruar vetëm një barazim shoqëruar me bonusin e marrë falë edhe pjesëmarrjes në Euro2024.

Në raundin e 1/16-ave, kualifikohen dy skuadrat e çdo grupi, por edhe 4 skuadrat më të mira nga 6 grupet e Europianit. Euro2024 keni mundësi për ta ndjekur ekskluzivisht në ekranin e TV Klan.

Klan News