Euro 2024 që do të zhvillohet nga 14 Qershori deri më 14 Korrik në Gjermani pritet të tërheqë vëmendjen e të gjithë botës.

Edhe pse marrin pjesë 24 vende të Europës shikues pritet të ketë në të gjithë globin. Parashikohet që mbi 5 miliardë persona ta ndjekin nga televizori këtë kampionat me finalen që do t’i kalojë 300 milionë.

Në Shqipëri tifozët do të shijojnë emocionet e këtij aktiviteti ku nuk mungon edhe Shqipëria direkt në TV Klan eskluzivisht dhe pa pagesë.

Në të gjithë botën janë mbi 100 kanalet kanalet televizive që do të transmetojnë këtë eveniment. Rreth 2.7 milionë do të jenë të pranishmit në stadium në 51 përballjet e këtij turneu.

12 milionë të tjerë priten në hapësirat e tifozëve në qytetet gjermane që do të pajisen me ekranë gjigandë. Europiani pritet të kthehet kështu në një festë në të gjithë botën.

Tv Klan