Në Itali emocionet e Euro 2024 po përshkojnë vendin. Nga fitorja e Euro 2020 në disfatën e Kupës së Botës, duke mos u kualifikuar për të dytën herë radhazi, tashmë duket se shpresat janë rikthyer sërish.

Mendohet se dështimi për t’u kualifikuar në Kupën e Botës ka ndezur një zjarr në skuadrën italiane që mund t’i bëjë futbollistët shumë konkurrues.

Duke mos e llogaritur Shqipërinë aspak si pengesë, disa analistë vënë në dukje se Italia ka të ngjarë të luftojë kundër Spanjës dhe Kroacisë.

Deri më tani kompanitë e parashikimeve sportive favorizojnë Francën dhe Anglinë si skuadrat kryesore, por e njëjta gjë ndodhi edhe 4 vite më parë, kur italianët fituan trofeun.

Edhe në vitin 2012, Italia hyri në Euro së bashku me Spanjën, Kroacinë dhe Irlandën. Në fund shkoi deri në finale pikërisht me Spanjën. Skuadra azzurre herë pas here ka treguar se kur gjendet në pozita të vështira është në gjendje të përmbysë parashikimet duke kthyer fatin në favorin e vet.

Kështu që edhe nëse Italia nuk është në gjendje të mposhtë Spanjën ose Kroacinë në Grupin B, ajo mund të kalojë grupin si një prej 4 skuadrave më të mira që renditen në vendin e tretë.

Deri në nisje të kampionatit që do të jetë në ndeshjen e parë me Shqipërinë më 15 Qershor në “Signal Iduna Park” në Dortmund, Luciano Spaletti duhet të bëjë të mundur që futbollistët të luajnë si një ekip, me vetëbesim se mund të fitojnë trofeun për herë të tretë në histori.

Tv Klan