Kombëtarja Shqiptare ka mbërritur në Hamburg për ndeshjen e të mërkurës me Kroacinë.

Grupi i lojtarëve është në formë dhe dje pas palestrës është zhvilluar një përgatitje e skemave taktike për sfidën me kroatët.

Kuqezinjtë do të zhvillojnë stërvitjen zyrtare në 18:30. Trajneri Sylvinho do të zhvillojë konferencën për mediat në orën 17:15.

Sa i përket gjendjes fizike dhe psikologjike të ekipit, gjithçka paraqitet e qetë dhe pozitive.

Jasir Asani është në gjendje të mirë dhe dëmtimi i vogël që pati nuk përbën problem. Ai është gati për në fushë.

Siç kemi raportuar dhe më herët, trajneri Silvinjo mund të bëjë disa ndryshime në formacion ditën e nesërme. Hysaj mund të zëvendësohet me Ivan Balliun, dhe kjo për shkak të akuzave që kanë shpërthyer në internet ndaj mbrojtësit të kombëtares.

Zëvendësimi i dytë mund të jetë Arbër Hoxha që do t’i zërë vendin Seferit si titullar. Dhe ndryshimi i tretë mund të jetë Ismajli në vend të Arlind Ajetit.

Ndeshjet e Kampionatit Europian 2024 transmetohen në televizionin Klan.

Tv Klan