Revolucioni për tu rikthyer tek suksesi në fushën e lojës prek edhe stafin teknik të Italisë. Sipas asaj që raportojnë mediat përtej Adriatikut, Leonardo Bonuçi mund t’i bashkohet Luçiano Spallettit pas fushatës zhgënjyese në Euro2024.

Ish-mbrojtësi i Juventusit dhe Italisë duket se është bindur për tu rikthyer në ekipin kombëtar, duke u bërë anëtar i stafit të Spallettit.

Duke iu referuar “Tuttosport”, Bonuçi dhe Spalletti kanë një marrëdhënie fantastike dhe ideja e ish-mbrojtësit për tu bashkuar me Axurrët mbetet konkrete. Bonuçi u pensionua nga futbolli i luajtur në fund të këtij sezoni dhe tashmë etapa e radhës është të bëhet trajner.

Besohet se ai është shumë i motivuar për t’iu bashkuar stafit të Spalletti-t për të marrë përvojën e tij të parë si pjesë e skuadrës në dhomat e zhveshjeve. Bonuçi bëri 121 paraqitje për Italinë, duke shënuar tetë gola dhe duke fituar Europianin në 2021.

Klan News