Rekordet në Euro 2024 kanë qenë të shumtë deri më tani. Lumi i golave deri në fazën e 1/8-ave ka dhuruar emocione dhe realizime të shpejta, diçka që ndodhi edhe në fitoren e Turqisë 2-1 ndaj Austrisë.

Mbrojtësit Demiral iu deshën vetëm 57 sekonda për të tundur rrjetën kundërshtare, për të shënuar kështu golin e dytë më të shpejtë në historinë e kompeticionit. Plot 34 sekonda nga goli më i shpejtë me autor me Nedim Bajramin, ku mesfushori shqiptar mban edhe rekordin në Europian.

Pikërisht ky 90 minutësh në Lajpzig shërbeu për të arritur edhe kuotën e 100 golave në këtë kampionat, teksa 7 golat e Turqisë kanë mbërritur nga 6 autor të ndryshëm. Një tjetër fakt interesant deri më tani është se 4 ndër golat më të shpejtë të Europianit janë realizuar në Gjermani, duke treguar intensitetin e lartë dhe urinë e kombëtareve në tentativat drejt portës.

Mesatarisht, 44 ndeshjet e kompeticionit kanë dhuruar 2.27 gola çdo 90 minutësh, ecuri që mund të rritet në takime të ardhshme pasi edhe forca sulmuese shtohet. Raundi çerekfinal do të vij këtë të premte dhe të shtunë me përballje tepër të forta si Spanjë-Gjermani, Portugali-Francë, Angli-Zvicër dhe Turqi-Holandë.

Klan News