Goli i Nedim Bajramit ndaj Italisë pas 23 sekondash hyri në historinë e Europianit, duke u bërë më i shpejti i realizuar ndonjëherë. Pavarësisht humbjes 2-1, adhuruesit e Kombëtares nuk janë kursyer për ta bërë të tyren fanellën e mesfushorit me tipare sulmuese.

Për këtë u pagua më shumë në ankandin e organizuar nga faqja Match Worn Shirt. Oferta më e lartë ishte 5,792 euro. Në momentet e fundit që kanë qenë rreth mesditës të së mërkurës u bë një betejë e fortë për ta marrë këtë suvenir të Euro 2024.

Ofertat e tjera për fanellat e futbollistëve të Kombëtares ishin më të ulëta se 1 mijë euro. Të ardhurat do të shkojnë për projekte bamirësie.

Tv Klan