Viola Lito në një lidhje me “Euro Zone” tha se kanë mbetur pak tifozë shqiptarë në Dortmund sepse ata kanë shkuar ose po shkojnë drejt Hamburgut ku do të zhvillohet dhe ndeshja me Kroacinë.

Gazetarja ka intervistuar një shqiptar, i cili i ka në lidhje të veçantë me futbollin. Ai është Adi dhe punon si parukier në Dortmund. Biznesi i tij vizitohet nga lojtarët e Borussia-s së Dortmund dhe jo vetëm.

“Kam ardhur në Gjermani që 14 vjeç, si familje jemi pothuaj të gjithë parukierë. Mami, motra, kushërinjtë. Jurgen Klopp ka ardhur këtu, madje edhe trajneri i fundit Edin Terzic. Nuk vijnë vetëm lojtarë të Borussia-s, por edhe të ekipeve të tjera. Kur janë lojtarët, në hotel p.sh duhet të shkoj unë. Por shumë lojtarë vijnë këtu”, tha Adi.

I pyetur për Kombëtaren e Shqipërisë ai shtoi: “Do t’i ndjek të gjitha ndeshjet. Më vjen mirë të shoh këtu flamurin tim. Kroacia është një ekip shumë i fortë, po ne e kemi bërë një shenjë, golin më të shpejtë në Europian. Ndaj tyre them baraz-baraz mendoj. Dua të jem racional”./tvklan.al