Raportim Live
23:00, 26 Qershor 2024

Gjeorgji – Portugali, pjesa e dytë

Gjeorgji – Portugali, pjesa e dytë

Mbyllet ndeshja

90+3’- Tjetër rast i artë i shpërdoruar nga Portugalia. Jota dhe Nunes, nuk e shtyjnë dot topin në portë.

90+1’- Semedo kishte në këmbët e tij një mundësi të artë, por Mamardashvili, ndal topin që po shkonte në rrjetë.

90′- Akordohen 4 minuta shtesë!

82’– Dy lëvizje edhe te Gjeorgjia. Largohen Chakvetadze dhe Kvaratskhelia, ndërsa në vendin e tyre futen Mekvabishvili dhe Davitashvili.

75’– Jota dhe Nunes futen në lojë, në vendin e Neto dhe Neves për Portugalinë.

72’- Chakvetadze i afrohet golit të tretë për gjeorgjianët, por gjuajtja shkon jashtë.

65’- Përfundon sfida për Ronaldon. Sulmuesi i lë vendin Gonzalo Ramos. Në fushë edhe Semedo në vendin e Silva.

63’– Zëvendësim te Gjeorgjia. Largohet Lochoshvili dhe vendin e tij e merr Tsitaishvili.

57’- Gooool Gjeorgjia 2-0! Mikautadze nuk gabon nga penalltia dhe shënon të dytin.

55’- Penallti për Gjeorgjinë! Lochoshvili, merr ndërhyrje të gabuar në zonë nga Antonio Silva. Pas rishikimit në VAR, arbitri akordon 11-metërsh.

54’- Mamarashvili kthehet në hero për gjeorgjianët, duke i mohuar supergolin Dalot.

53’- Neves ndëshkohet me karton të verdhë, për faull në mesfushë.

50’- Kvaratskhelia shpërdoron një penallti në lëvizje. Sulmuesi gjuan keq në zonë dhe humb rastin e artë për shënim.

47’- I afrohet golit të barazimit Portugalia. Ronaldo sheh të devijohet gjuajtja e tij, pak metra larg vijës fatale.

45′- Pjesa e dytë nis me zëvendësim te Portugalia. Largohet Palhinha, për t’i lënë vendin mesfushorit Neves.

21:00, 26 Qershor 2024

Gjeorgji – Portugali, pjesa e parë

Gjeorgji – Portugali, pjesa e parë

Akordohen dy minuta shtesë.

45’– Mamarashvili ndal një gjuajtje të fortë të Felix dhe mban portën e paprekur.

44’- Pedro Neto ndëshkohet me karton të verdhë për simulim.

43’- Tjetër tentativë e Portugalisë, këtë herë me Palhinha, por as gjuajtja e mesfushorit nuk shkon në portë.

36’- Krosim i rrezikshëm nga Kvaratskhelia në zonë, asnjë nga lojtarët nuk e devijon dot. Topi shkon ngjitur me shtyllën.

34’– Ronaldo shpërdoron një mundësi të artë shënimi. Gjuajtja e sulmuesit, devijohet në goditje këndi.

33’- Gjeorgjia hidhet në sulm dhe i afrohet golit të dytë me Kvaratskhelia, që gjuan shumë afër portës.

30’- “Flirton” me golin e barazimit Joao Felix. Sulmuesi lëshon një gjuajtje të fortë me të majtën nga jashtë zone, por topi shkon ngjitur me shtyllën e majtë të portierit.

28’- Iluzion goli te Portugalia. Conceicao gjuan fluturimthi në zonë, por topi shkon jashtë dhe prek rrjetën e jashtme. Ronaldo pretendon për penallti, por ndëshkohet me karton të verdhë për protesta.

23’- Tjetër tentativë e luzitanëve, këtë herë me Palhinha, por gjuajtja e mesfushorit ndalet nga portieri Mamarashvili.

21’- Portugalia i afrohet golit të barazimit me Antonio Silvën. Mbrojtësi i heq topin shokut të skuadrës, Cristiano Ronaldo.

16’- Cristiano Ronaldo, lëshon një predhë nga goditja e dënimit. Grushton në goditje këndi portieri Mamarashvili.

10’- Pretendime për një faull në afërsi të zonës te Portugalia. Arbitri vazhdon lojën, proteston Ronaldo.

2’- Gooool Gjeorgjia 1-0! Zhbllokohet sfida, Kvaraskhelia, nuk fal i vetëm me portierin, duke shënuar, për t’i dhënë avantazhin gjeorgjianëve.

Minuta 0’ – Nis loja.

21:00, 26 Qershor 2024

Euro 2024 | Kualifikim historik për Gjeorgjinë, fitorja 2-0 ndaj Portugalisë i jep kalimin e grupit

Euro 2024 | Kualifikim historik për Gjeorgjinë, fitorja 2-0 ndaj Portugalisë i jep kalimin e grupit

FORMACIONET ZYRTARE:

GJEORGJIA: Mamardashvili, Kakabadze, Gvelesiani, Kashia, Lochoshvili, Dvali, Keiteishvili, Kochorashvili, Chakvetadze, Mikautadze, Kvaratskhelia.

PORTUGALIA: Costa, Inacio, Silva, Pereira, Dalot, Neto, Palhinha, Neves, Felix, Conceicao, Ronaldo.


/tvklan.al