Duke dhënë shpirtin në fushë duke luajtur me një ritëm mjaft të lartë në cdo cep të fushës, Turqia arriti suksesin ndaj Austrisë duke siguruar çerekfinalet e Kampionatit Europian për herë të parë pas 16 vitesh.  

Goli i parë i turqve erdhi shumë shpejt, për 57 sekonda. Goli i dytë më i shpejtë në historinë e Europianit pas atij të Nedim Bajramit ndaj Italisë.

Në pjesën e parë, Turqia ishte më mirë, duke patur më shumë terren por hasi në pengesën e austriakëve të përgatitur mirë. Fraksioni i dytë i lojës ndryshoi me Austrinë që kontrolloi lojën, por që pësoi sërish nga Demiral. Ishte minuta e 59. Kjo pikë shënoi edhe shpërthimin e Austrisë që kërkoi të shënonte. Një ritëm mjaft i lartë loje me raste dhe me përplasje nga të dyja palët.

Në bukurinë e kësaj ndeshjeje ndikoi edhe arbitri që la të luhej fort dhe me agresivitet sportiv.

4 minuta shtesë akordoi gjyqtari portugez për 4 minuta ankth për turqit dhe shpresë për austriakët. Por shpresat ia preu në fund portieri Fehmi Günok, me një pritje fantastike.

Vërshëllima e arbitrit për fundin e ndeshjes ishte aq çliruese sa të gjithë futbollistët e Turqisë u panë të shtrirë dhe me energji të shterruara. Turqia do të përballet me Holandën në çerekfinale. Tulipanët u kualifikuan falë fitores 2-0 ndaj Rumanisë.

Tv Klan