Spanja ishte kombëtarja e radhës që garantoi kualifikimin në fazën e 1/16-ave të Europianit. Mision i arritur pas fitores kundër kampionëve të kompeticionit, Italisë.

Tashmë me kualifikimin në kasafortë, tek iberikët ka vend edhe për pushim të futbollistëve, diçka e paralajmëruar nga trajneri Luis de la Fuente për sfidën ndaj Shqipërisë.

“Ndeshja e fundit na jep mundësinë për të freskuar ekipin dhe për t’u dhënë një mundësi disa prej lojtarëve të tjerë të mëdhenj që kemi në pankinë. Natyrisht që jam shumë i lumtur, por nuk kemi bërë ende asgjë. Duhet të jemi të matur.”

Përballja e 24 Qershorit në Dyseldorf vlen shumë për kombëtaren shqiptare. Kuqezinjtë duhet të marrin pikë në këtë 90 minutësh për të shpresuar tek një kualifikim në raundin e 1/16-ave të kompeticionit. Emocionet e kësaj sfide, ashtu siç gjithë Europian do t’i përjetoni ekskluzivisht në ekranin e TV Klan dhe Radio Klan.

Klan News