Gjobat për Federatën Shqiptare të Futbollit nga UEFA nuk kanë të ndalur. Pas 37 mijë eurove të paguara nga Federata jonë për sjellje të gabuar të tifozë, organizmi qeverisës i futbollit shqiptar është gjobitur sërish nga UEFA.

Komisioni i Etikës dhe Disiplinës ka vendosur të gjobisë Federatën Shqiptare me shumën 47,500 euro. Shkak janë bërë incidentet e ndodhura gjatë ndeshjes së raundit të dytë ndaj Kroacisë.

Penalizimi financiar ka ardhur nga problematika e shkaktuar nga disa tifozë shqiptarë në stadiumin e Hamburg, të cilët ndezën flakadanë gjatë ndeshjes, transmetuan mesazhe të papërshtatshme si edhe për ndërprerjen e ndeshjes nga një tifoz gjatë zhvillimit të sfidës.

Kjo është hera e dytë që FSHF detyrohet të paguajë gjobën e shkaktuar nga ana e tifozëve për një total prej 85 mijë eurosh. Në reagimin për mediat, Federata e Futbollit gjen rastin t’u bëjë apel të gjithë tifozëve shqiptarë që të jenë më të përgjegjshëm dhe të shmangin krijimin e këtyre incidenteve dhe trazirave totalisht të evitueshme, që mund të sjellin penalitete financiare dhe dëmtojnë imazhin e Shqipërisë dhe futbollit shqiptar.

Klan News