Faqja zyrtare në Facebook e UEFA për Kampionatin Europian 2024 ka publikuar fotot e futbollistëve të Kombëtares Shqiptare.

Kjo është hera e dytë që Shqipëria merr pjesë në një kampionat europian.

Euro 2024, që zhvillohet në Gjermani, fillon më 14 Qershor. Shqipëria do të luajë ndeshjen e parë më 15 Qershor kundër Italisë. Kombëtarja Shqiptare ndodhet në atë që quhet “grupi i ferrit”, së bashku edhe me Spanjën e Kroacinë.

Emocionet e kombëtares kuqezi dhe të gjithë Kampionatin Europian 2024 do ta ndiqni në ekranin e televizionit Klan.