Sulmuesi holandezë vunë jo pak në vështirësi mbrojtjen franceze në ndeshjen e dytë të grupit D në Lajpcig. Por Dayot Upamecano dhe shokët e mbrojtes arritën në përfundim të mos pësojnë gol.

Teksa komentoi për “TF1” barazimin me Holandën, mbrojtësi Upamecano tha: E dinim se ndeshja do të ishte shumë e luftuar, dhe në fakt e tillë ishte. Patëm rastet tona, por edhe holandezët ishin të rrezikshëm në disa raste. Jemi penalizuar nga gabimet tona në disa raste, megjithatë nuk është një paraqitje për t’u hedhur tutje, pavarësisht se e dimë që mund të bëjmë më mire. Mund të them se deri diku jam i kënaqur me këtë pikë që morëm, pasi na mban në garë për kreun e grupit dhe kualifikimin, që është gjëja më e rëndësishme.