Monedhat e huaja fitojnë terren ndaj Lekut

Euro ka vijuar trajektoren rritëse përgjatë gjithë kësaj jave. Pasi ra deri në pragun e 100 lekëve, monedha europiane ka fituar pikë gradualisht ndaj monedhës vendase.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë një euro sot këmbehet me 105.85 lek, me një rritje thuajse 1 pikë nga dje. Në pikat e këmbimit valutor euro po blihet me 104.9 Lekë. Megjithatë ekspertët thonë se kjo është një rritje e përkohshme.

Në trajektore rritëse janë edhe monedhat e tjera të cilat gjithashtu kanë fituar terren në raport me Lekun. Në treg një Dollar blihet me 95 Lekë, ndërsa Paundi me 121 Lekë.

Tv Klan