Zhvlerësimi më i madh në raport me Lekun që nga Gushti

Pas një stabiliteti që zgjati për disa muaj, Euro ka nisur sërish pikiatën në raport me Lekun. Në pikat e këmbimit valutor, 1 Euro këtë të martë u ble me 103.7 Lekë dhe u shit me 104.4 Lekë, vlera më e ulët kjo prej Gushtit të shkuar.

Në të njëjtin trend rënës është edhe Dollari amerikan, i cili u ble nga pikat e këmbimit valutor me 106.8 Lekë dhe u shit prej tyre me 107.7 Lekë.

Edhe për monedhen europiane kjo është rënia më e madhe që nga muajt e Verës.

Nga të dhënat e tregut valutor me pakicë, të gjitha monedhat e huaja këtë të martë shënuan zhvlerësim në raport me Lekun.

Tv Klan