Leku vazhdon të dobësohet ndaj të gjitha valutave në tregun e këmbimit valuator vendas. Këtë fillim jave monedha kombëtare eshtë nënçmuar ndjeshëm ndaj Euros, duke u këmbyer me 131.06 Lekë duke shënuar një rekord gjatë vitit të fundit.

Edhe Dollari amerikan po shkon drejt 120 Lekëve. Këtë të hënë ai këmbehet me 118.3 Lekë.

Shkak konsiderohet mbyllja e kufijve për shkak të pandemise, rënia e investimeve nga jashtë dhe tkurrja e eksporteve dhe turizimit.

Banka e Shqipërisë është shprehur se kursi i këmbimit është i lirë dhe nuk do të ndërhyet deri në momentin që nuk do të përbëjë rrezik për arritjen e objektivit të inflacionit.

Tv Klan