Euro në ekuilibër të ri, shkak sezoni i mirë turistik

Euro në ekuilibër të ri, shkak sezoni i mirë turistik

15:48 19/09/2019

Sejko: Gati të ndërhyjmë nëse kursi i këmbimit ndikon në inflacion

Banka e Shqipërisë vlerëson se niveli aktual i kursit të këmbimit, ku Leku edhe përgjatë kësaj periudhe ka patur një mbiçmim në raport me Euron, lidhet me shkaqet e hyrjeve të ofertës së valutës për disa arsye; rritja e investimeve të huaja direkte, rritja e remitancave dhe një sezon shumë i mirë turistik.

Guvernatori i Bankës Qëndrore Gent Sejko sqaron në një intervistë për televizionin Klan se niveli aktual i monedhës kombëtare përballë Euros nuk ka ardhur si pasojë e spekulimeve, ndërsa vlerëson se monedha europiane tashmë ka marrë një ekuilibër të ri, duke u këmbyer afër vlerës 120 Lekë.

Për momentin Banka e Shqipërisë thotë se regjimi i kursit të këmbimit është i lirë dhe se nuk do të ndërhyjë në treg për të blerë valutë, pasi nuk përbën rrezik për inflacionin. Megjithatë Gent Sejko shton se Banka Qëndrore është gati të përdorë planin e ndërhyrjes në momentin që do të ketë presione të shtuara në kursin e këmbimit, që do të rrezikonin inflacionin.

Një Euro në kursin valutor këmbëhet me 121.26 Lekë, ndërsa gjatë muajve të verës, monedha e përbashkët europiane zbriti edhe në vlerë e 120 Lekëve duke vendosur kështu rekorde historike. Vetëm gjatë vitit të shkuar, Banka Qëndrore bleu 463 milionë Euro në tregun e brendshëm.

Tv Klan

LAJMET
Të ngjashme
KPT
KPT
UKT