Monedha e përbashkët europiane është në pikiatë. Në tregun e këmbimit valutor vendas, 1 Euro këmbehet me 127.7 Lekë, duke thelluar rënien me 0.1 pikë përqindje vetëm gjatë 24 orëve e fundit.

Përveç faktorëve ekonomikë, si investimet e huaja, shkëmbimet tregtare dhe remitancat, Banka e Shqipërisë pranoi një ditë më parë se ndryshimet e ditëve të fundit në kursin e këmbimit janë ndikuar edhe nga elemente spekulativë në treg. Kur u kërkon ekspertëve që të shpjegojnë aktorët që rrëzojnë kursin, ata kujtojnë rastin e të premtes së zezë të Xhorxh Soros në 1992-n.

Analistët ekonomikë thonë se një Euro më e dobët ndikon në fitimet e eksportuesve, sidomos në ata të sektorit fason, kontratat e të cilëve rrezikohen të anulohen për vlera mjaft të vogla, për shkak të konkurrencës me tregun e rajonit.

Leku është forcuar këtë të enjte ndaj të gjitha monedhave, duke dobësuar me 0.1 Lekë Dollarin dhe me 0.66 Paundin britanik.

Tv Klan