Monedha europiane pranë 110 Lekë

Monedha europiane po shënon rënie drastike dhe sot ka prekur nivelin më të ulët historik.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë një Euro u këmbye këtë të martë më 110.19 Lekë. Gjatë gjithë këtij muaji, Euro ka njohur një rënie graduale.

Ekspertët e ekonomisë kanë paralajmëruar se monedha europiane do vazhdojë të qëndrojë e zhvlerësuar në raport me Lekun, marrë parasysh nisjen e sezonit turistik.

Edhe monedhat e tjera vazhdojnë të qëndrojnë në nivele të ulëta, Dollari sot këmbehet me 102.85 Lekë, ndërsa Paundi me 127.62 Lekë.

Tv Klan