Leku forcohet edhe ndaj Dollarit dhe Paundit

Monedha e përbashkët europiane është dobësuar ndjeshëm përballë Lekut, duke u këmbyer në nivelin  e 122.5 Lekëve.

Ky është raporti më i ulët i regjistruar që prej nisjes së pandemisë, e ndikuar nga situata e mungesës së kërkesës për Euro, dhe sjelljes së saj në Shqipëri turistët të huaj që kanë nisur të vijnë këtë muaj, por e shoqëruar dhe me një dobësim të lehtë këtë muaj në tregjet e huaja.

Leku ka mbajtur një pozicion të fortë edhe përballë Dollarit amerikan, i cili ka arritur kuotën e 103 Lekëve, ndërsa Paundi ka vijuar këmbehet me 142.8 Lekë. 

Tv Klan