Një operacion i koduar “monedhë e garantuar” ka vënë në pranga një 63-vjeçar të akuzuar për falsifikim të monedhave. I arrestuari me iniciale L.R. u kap pas një hetimi disa mujor.

Atij iu gjetën dhe sekuestruan 46 kartmonedha të falsifikuara me prerje 100 Euro. Gjithashtu janë shpallur në kërkim edhe dy persona të tjerë, emrat e të cilëve nuk bëhen me dije për arsye hetimore.

Vijojnë hetimet për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet të paligjshëm.

/tvklan.al