Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, në fjalimin e tij para shortit të Euro U-17 “Shqipëri 2025”, deklaroi se ky është një moment i veçantë për Shqipërinë. Sipas tij, turneu nuk është vetëm një garë futbolli, por një festë e vlerave sportive.

Duka u shpreh se Shqipëria do të bëjë gjithçka që ky turne të jetë i paharrueshëm për të gjithë pjesëmarrësit.

Kreu i futbollit, ndër të tjera ftoi të gjithë që përveç futbollit, të shijojnë edhe bukuritë e Shqipërisë.

“Sot është një ditë e veçantë dhe e mbushur me emocion të madh për ne. Ky turne nuk është vetëm një garë futbolli. Është një festë e vlerave sportive. Jemi të bindur se ndeshjet e Euro U-17 do të jenë një vitrinë për të ardhmen e brezave të ardhshëm. Shqipëria do të bëjë gjithçka që ky turne të jetë i paharrueshëm për të gjithë pjesëmarrësit.

Gjatë këtij turneu ju ftoj të gjithëve të shijoni jo vetëm futbollin, por edhe bukuritë e Shqipërisë. Jemi të sigurt se do të ndiheni si në shtëpinë tuaj dhe do të krijoni kujtime të paharrueshme. Organizimi i këtij tuneu na jep mundësinë të tregojmë pasionin dhe dashurinë tonë për futbollin”, deklaroi Duka.

Euro U-17 do të zhvillohet në Shqipëri, duke nisur nga 19 Maji. /tvklan.al