Shqipëria U-17 do të ngrejë siparin e Europianit U-17, që për herë të parë në histori organizohet në vendin tonë.
Kuqezinjtë do të përballen me Portugalinë në stadiumin “Arena Kombëtare”. Pavarësisht se përballë është një kundërshtar i vështirë, të besuarit e trajnerit Andrea Tedesco synojnë një rezultat pozitiv.
Tekniku kuqezi ka zbuluar edhe titullarët që do të hedhë në fushë për këtë përballje.
Formacionet zyrtare:
Shqipëria: Huli; Kurti, Sylejmani, Nuhaj, Gecaj; Ferati, Llana, Gjoka; Vukaj, Kulla, Ramku.
Portugalia: Cunha; Pereira, Furtado, Neto, Dbouk; Neves, Quintas, Guedes; Aragao, Mide, Cabral.
/tvklan.al