Anglia dhe Belgjika barazuan 1-1 mes tyre, në ndeshjen e parë të Grupit B në Euro U-17 që po mbahet në Shqipëri.
Anglia e nisi më mirë sfidën në stadiumin “Egnatia Arna” dhe kaloi në avantazh që në minutën e 12-të me golin e Alejandro Gomes. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0 për “Tre Luanët”.
Në fraksionin e dytë, Belgjika reagoi dhe barazoi rezultatin në minutën e 49-të me një eurogol nga goditja e dënimit të Noah Fernandez.
Belgjika ishte pranë përmbysjes në disa raste, por nuk ia doli të shënojë sërish. Edhe Anglia krijoi mundësi të mira, por të dyja skuadrat nuk arritën të gjenin rrjetën në minutat e mbetura dhe ndeshja u mbyll në barazim 1-1.
Ndeshjen e radhës, Anglia do ta zhvillojë ndaj Italisë më 23 Maj, në “Egnatia Arena”, në orën 20:30.
Ndërsa Belgjika do të përballet me Çekinë, po më 23 Maj, në stadiumin “Niko Dovana”, në orën 18:00.
/tvklan.al