20 yje të rinj të së ardhmes për të ëndërruar. Shqipëria do të luajë në Kampionatin Europian për 17-vjeçarë me një skuadër të talentuar, ku të gjithë janë formuar sportivisht në disa prej akademive më të mira të futbollit.

Trajneri Tedesco shpalli listën me 20 emra, ku ka përzgjedhur dy portierë, nga 7 lojtarë në mbrojtje dhe mesfushë, si edhe 4 sulmues.

Plot katër nga kuqezinjtë e përfshirë në ekip luajnë te Juventusi, ata janë portieri Huli, mbrojtësi Gecaj dhe sulmuesit Arman Durmishi dhe Dajan Durmishi.

Reparti ofensiv ka talent të jashtëzakonshëm, sepse aty luajnë edhe Myrtaj i Tottenham e Kulla i Sassuolo-s. Në skuadër është edhe mesfushori i Interit, Alen Vukaj.

Përfaqësuesja e 17-vjeçarëve luan në Grupin A të Kampionatit Europian dhe si organizatore Shqipëria luan ndeshjen debutuese kundër Portugalisë më 19 maj, në Arenën Kombëtare. Në datën 22 kuqezinjtë ndeshen me Gjermaninë dhe më 25 maj luajnë kundër Francës. Të dy këto ndeshje do të luhen në Elbasan.

Tv Klan